Qytetari: Po ngordhim për bukë
Rama: Fukara me fuoristradë!

Qytetari: Po ngordhim për bukë<br />Rama: Fukara me fuoristradë!
TIRANE - Kryeministri Edi Rama vijon tu kthejë përgjigje qytetarëve që komentojnë në faqen e tij në "Facebook". Këtë herë, kryeministri ka replikuar me dy qytetarë, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për njerëzit e varfër, duke i sugjeruar shefit të qeverisë të merret me fukarenjtë, që siç shkruajnë ata, po ngordhin për bukë.

Kryeministri Rama ka replikuar me miqtë e tij virtualë, duke shprehur habi se si njerëz me celularë, internet e fuoristrada flasin për fukarrallëk. Duket se kryeministri ka studiuar profilet e komentuesve në Facebook, përpara se tu kthejë përgjigje, pasi komentuesi me emrin Artur Killo ka në profil një foto me një makinë tip fuoristradë.

komentuesi me fuoristrade
(Ne foto komentuesi Artur Killo) 
 
Replikat mes kryeministrit dhe qytetarëve janë bërë në albumin me foto të postuar nga zoti Rama,  me titullin “Kantieret e Rilindjes urbane të Mirditës”.

Replikat:

QYTETARI: Bëj ndonjë pune se e ngordhe popullin për bukë po leri fotot.

EDI RAMA: Frazë më boshe e më të ulët se sa kjo e “ngordhjes së popullit për bukë” nuk ka! Dhe me e bukura apo më e shëmtuara është që për këtë lloj “ngordhjeje”, flasin në emër të popullit komentatorë me celular e me internet në dorë. Kjo quhet ngordhje për mend, jo për bukë!
rama

QYTETARI:  Mirë po ndërton qytetet po shiko fukarenjtë zoti Rama

EDI RAMA: Po pse a thua ndërtimi i qyteteve nuk ka lidhje me luftën ndaj fukarallëkut dhe ndërkohë megjithë atë goxha fuoristradë s’më dukesh as fukara e as zëdhënës i fukarenjve i dashur Artur.

rama facebook

(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete