Gjatë takimit me demokratët në Kamëz, ish deputeti Korab Lita i cili ishte i pranishëm i tha Bashës se aktin e ndërmarrë tani duhet ta kishte ndërmarrë që në vitin 2013, kur dhe mori drejtimin e partisë.
“Ashtu si të akuzojnë ty, na akuzojnë dhe ne. Një farë akuze është e vërtetë se ti nuk e mban fjalën. Ti nuk e ke mbajtur fjalën ndaj zotërive dhe ndaj nesh për një arsye. Ti këtë që po bën sot duhet ta kishe bërë në 2013. Je 10 vite me vonesë. Këtë që po bën sot, iniciativën tënde për tiu vërsulur ujkut, duhej ta kishe kafshuar ujkun në 2013. Janë shumë vite të humbura. Por më mirë vonë se kurrë. Meqë ke zgjedhë që sot ti vërsulesh ujkut jep! Na ke prapa! "- tha Lita.
Një qytetar që e mori më pas fjalën I tha:
"Jam dakord por nëse do e kishe nisur në 2013 nuk do të ishe sot aty."
Nga ana tjetër, Basha e pranoi gabimin por tha se në atë kohë nuk e kishte menduar se Berisha mund të vendoste në të ardhmen interesat personale mbi ato kombëtare.
"Në 2013 kurrë nuk ma kishte marrë mendja që njeriu në të cilin kishim investuar dhe besuar gjithçka në një moment mund të vendoste interesat personale mbi ato të demokratëve dhe kombëtare.
Kush nga ne këtu nuk është mësuar dhe rritur me vlerat familjare të të nderuarit të të moshuarit. Unë kështu jam rritur, ti jepet vendi i nderit, ti dëgjohet fjala. Nganjëherë se mosha bën të vetën kur thotë ndonjë fjalë që nuk qëndron bën sikur nuk e dëgjon por kurrë, kurrë nuk e kisha menduar që gjatë kohës që e kishim vendosur në një vend nderi do të vazhdonte të mendonte për interest dhe hallet e veta. Ai dhe një grup njerëzish. Padiskutim që kjo është përgjegjësia ime dhe këtu ke të drejtë. Por sot nuk është koha të qëndrojmë me kokën prapa.
Jo vetëm që kemi dy vite kohë për tu përballur jo vetëm me kundërshtarin tonë por dhe të gjithë shqiptarëve, por sepse duke qëndruar prapa na konsumon energji dhe vëmendjen dhe drejtpeshimin që na duhet për të ecur përpara. Të mësojmë nga ato që kanë ndodhur. Të reflektojmë por dhe të ecim përpara. Na pret një luftë e jashtëzakonshme me të keqen që është cimentuar si asnjëherë më parë" tha Basha.
Lajmi kryesor: