Qytetarit me aftësi të kufizuar në Lushnjë i hiqet paketa higjeno sanitare, Braçe: Nëse nuk i takon atij, kujt? 910 milionë $ për Ministrinë e Shëndetësisë janë shumë, por s'janë as efektive

Qytetarit me aftësi të kufizuar në Lushnjë i hiqet paketa higjeno sanitare, Braçe: Nëse nuk i takon atij, kujt? 910 milionë $ për Ministrinë e Shëndetësisë janë shumë, por s'janë as efektive

Gazmir Sula

LUSHNJE- Ish zv.kryeministri Erion Braçe, tashmë një nga opozitarët më të fortë të qeverisë, ka sjellë historinë e një qytetari nga Lushnja, me aftësi të kufizuar, të cilit i është hequr paketa higjeno sanitare..

Kjo për Braçen është e patolerueshme dhe sjellë edhe njëherë në vëmendje buxhetin 910 milion dollarësh për Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas tij, ky buxhet është shumë e që thekson se mbi të gjitha nuk është efektiv.

"Ky është Gazmir Sula nga fshati Thanasaj, njësia Dushk/Lushnje; A mund të di unë pse këtij njeriu të pamundur i hiqet paketa higjeno sanitare?!Është invalid i grupit të parë; Shiheni vete! I kanë thënë se nuk të takon? Vërtetë? Po kujt i takon nëse jo Gazmirit? Tani; Nëse kështu thotë ligji, atëherë ligji është gabim; nëse kështu thotë cilido udhëzim, atëhere ai udhëzim është gabim; por nëse kështu do një mjek apo cilido zyrtar i shtetit, atëherë të gjithe ata nuk duhet të jene më të tillë! Ju thashë dy ditë më parë; 910 milion dollarë në vit për shëndetin e mirë dhe mbrojtjen sociale janë shumë lekë; Por ato nuk janë efektive", shkruan Braçe.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 16/11/2021 12:15

    E mor brace e Kam pas nje kushuri te semur invalid 100 pik incalidi dhe me kontribute 38 vjet u semur dhe deri sa vdiq nuk i dhan asnji lek Dhe per dijeni kur ke shkuar ne shtepi te tij per vota u ka debuar nga shpia Kete shtet keni ngrit ju pilitikanet anti humane Dhe per vete jeni pasuruar sa nuk dini ku i keni cuar paret

    Përgjigju
  • Iris: 12/11/2021 01:19

    Rasti i mesiperm me kujton nje fragment nga kryevepra /ASGJE E RE NGA FRONTI I PERENDIMIT/.Per te gjithe ata qe s'e kane lexuar,ne liber ,ushtaret tregonin mes tyre nje histori e kthyer ne anektode,per nje ushtar te gjymtuar qe mbante proteze, qe kishte dale para komisionit te mjekeve ushtarake.Komisioneri pa i pare fare,bile pa ngritur koken, i nxirrte rekrutet, ushtaret,ose rezervistet si te afte per lufte.Kur i erdhi rradha veteranit te gjymtuar, komisioneri perseriti refrenin, duke e nxjerre te afte.Ushtari reagoi me ironi, se heren e pare kishte humbur kemben dhe e kishte zevendesuar me proteze druri,tani do te shkonte te humbte koken,t'a zevendesonte me koke (proteze druri) dhe do te behej anetar i komisionit ushtarako-mjekesor.Sa te tille komisionere kokedru ka ne Shqiperi,e tregon vendimi per z.Sula!!(P:S.Citimi nga libri eshte bere me perafersi.)

    Përgjigju
  • Latif: 11/11/2021 21:28

    Z. Brace, keni shume te drejte por adresoni pyetjen tek qeveria, jo tek qytetaret

    Përgjigju
    • Cubi: 11/11/2021 21:48

      Ti latif nuk e di se kush ta heq e kush ta ven. Qeveria pamvarsisht se e kujt eshte nuk e heq ajo jep leket qe ato te shkojn ku i takon. Kurse kete qeneri e bejn lubit mjek qe nuk ngopen dhe duan te marin edhe nga ky fakir.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut

Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut