Qytetarët vlonjatë 'spiunojnë' të riun e rrezikshëm, policia e ndjek me vrap në lokal (VIDEO e arrestimit)

Raportimi në polici i qytetarëve se një djalë i ri lëvizte me armë zjarri në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, vuri në pranga 29-vjeçarin që edhe më herët në vitin 2012, ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.

E.H u konstatua nga policia pranë një lokali në Ujin e Ftohtë në Vlorë, në fund të shëtitores "Lungomare", ku sapo ka parë prezencën e forcave blu ai ka tentuar të largohet.

Në një video të shpërndarë nga policia nga kamerat e sigurisë së lokalit, shihet se makina e uniformave blu parkon në lokal, më tej shihet teksa i riu del me vrap nga lokali. Aty i vihet në ndjekje policia që e arreston shumë shpejt. Në një njoftim të Policisë së Vlorës për ngjarjen, thuhet se 29-vjeçari në tentativë për tu larguar e ka hedhur armën në tokë. Policia sekuestroi pistoletën CZ-P09 dhe 16 fishekë.

Djali do të hetohet nga prokuroria e Vlorës për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Mosbindja ndar urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

"Policia e Vlorës falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe fton cilindo për të denoncuar çdo paligjshmëri duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm", thotë Policia në njoftimin e saj zyrtar.

Pistoleta që ju sekuestrua 29 -vjeçarit

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erti: 17/04/2019 00:26

    bravo policia

    Përgjigju
  • saiqir tahiri: 16/04/2019 16:45

    shume jane shtuar keto armet moderne ne qarkullim.ka shteti ndonje ide nga vijne apo fajin e ka saliu?

    Përgjigju
    • Satkaqir tahiri: 17/04/2019 12:44

      Mami fredi ka loz shum me vloren

  • Fredi: 16/04/2019 11:36

    Vlorë dhe vetëm Vlorë!

    Përgjigju
    • Fredi: 16/04/2019 15:25

      O Vlore, e kam t vjetër 80 vjec po ti qe e ke te re sille se ja këndojmë mirë! Ashtu xhuxhe topolake sic jan vlonjatet lape!

    • Vlore: 16/04/2019 14:49

      Mami fredit vetem mamin e fredit nuk du tjeter !

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen