Qyteti i Gjirokastrës gjallërohet me turistë të huaj: Është më i bukuri në Shqipëri! E veçantë mikpritja e ngrohtë

Fluksi i pushuesve në vendin tonë i ka dhënë një pamje gjallëruese qytetit të Gjirokastrës. Turistët e huaj dhe emigrantët shqiptarë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës janë surprizuar nga kjo pamje. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama thotë se komenti i tyre dëshmon rilindjen e Gjirokastrës që e cilëson si ‘perlë botërore’.

Një prej turistëve e cilëson qytetin e gurtë si më të bukurin në Shqipëri.

“Vijmë nga Roma. Na kanë folur shumë këtë qytet, është fantastik. Pa dyshim më i bukuri që kam parë në Shqipëri”, tha turisti.

Një tjetër tregonte se fëmijët e saj, duket se i pëlqejnë gatimet tradicionale, ndonëse nuk janë ‘fansë’ të perimeve.

“Unë jetoj në Francë. Po kalojmë shumë mirë në Gjirokastër. Është një qytet shumë i bukur, i pastër. Njerëzit që kam takuar ishin shumë miqësor. Kam patur kënaqësinë të provoj gatime të kuzhinës tradicionale. Fëmijët e mi, të cilët nuk preferojnë që të konsumojnë shumë perime, këtë mëngjes kërkuan edhe një racion tjetër. Janë të freskëta dhe të shijshme”, tha turistja nga Franca.

Dy turistë të tjerë treguan se miku shqiptar i kishte sugjeruar të bënin këtë vizitë. Përvec pamjes së qytetit, përshtypje i ka bërë mikpritja e vendasve, të cilët ofrojnë kafe dhe bisedë të shkurtër për turistët.

“Jemi italianë. Një miku ynë na sugjeroi të vizitojmë Shqipërinë. Sapo kemi mbërritur në Gjirokastër dhe qyteti na duket shumë i bukur. Nga shumëllojshmëria e mrekullive natyrore të këtij vendi, ajo më e veçanta është mikrpritja e ngrohtë e njerëzve. Përveç sjelljes, edhe përshëndetja. Kemi mbetur të mahnitur nga një veprim i tyre fare i vogël, që mund të jetë ofrimi i një kafeje, dhënë me një buzëqeshje, e ndjekur nga një bisedë e shkurtër. Qyteti vijon të jetë ende autentik”, thanë turistët nga Italia.

Një emigrante që vjen nga Anglia tregon se mezi pret që të kthehet në qytetin e saj së bashku me fëmijët, të cilëve po u mëson traditat e Gjirokastrës.

“Kemi ardhur dje nga Anglia. Çdo vit vijmë, është lidhja me qytetin. Jemi rritur këtu dhe e dashurojmë. Tradita është kujtimi më i bukur për fëmijët”, tha ajo.

Ndërsa turistë të tjerë tregojnë se janë rikthyer pas shumë vitesh dhe janë të mahnitur nga ndryshimi i qytetit.

“Vij nga Polonia sërish pas disa vitesh. Kam studiuar gjuhën shqipe. Ishte viti 2009 kur isha këtu për herë të fundit dhe tani është krejt ndryshe. E pabesueshme. Ka ndryshuar shumë dhe duket shumë i këndshëm”, tha turistja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja