Qyteti historik i Palmirës rikthehet pothuajse i rrenuar  në duart e qeverisë siriane pasi ishte pushtuar nga shteti islamik në maj të vitit 2014.Presidenti sirian Bashar al Assad përgëzoi ushtrinë për rimarrjen e kontrollit të qytetit duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit. 

Qyteti i Palmirës është pjesë e trashgimisë Botërore të UNESCO-s e  cila u shkatërrua nga forcat e ISIS, pasi vranë edhe  arkeologun i cili prej 40 vitesh kujdesej për rrënojat. Autoritetet bëjnë me dije se duhen 5 vite punë për restaurimin e saj.