Ministria sqaron se ngjarja ka ndodhur gjatë orës së parë të mësimit, në katin e tretë të shkollës, ku është plagosur lehtë mësuesja, që po jepte mësim. Në sqarimin e saj, ministria shkruan se nuk ka pësuar dëmtime asnjë nxënës që ndodhej në klasë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së suvasë.
“Në shkollën ‘Osman Myderizi’ në Tiranë, mëngjesin e sotëm, në orën e parë të mësimit, në një klasë në katin e 3-të të shkollës, teksa mësuesja po jepte mësim është shkëputur një pjesë suvaje nga tavani dhe ka dëmtuar lehtë mësuesen. Pas ngjarjes drejtoresha e shkollës ka dërguar drejt urgjencës mësuesen e klasës së 9-të, E.T për të marrë mjekimin e duhur.
Raportohet se asnjë nga nxënësit që ndodheshin në klasë nuk ka pësuar dëmtime nga kjo ngjarje. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e suvasë ndërkohë ndërmarrja Nr.3 e Bashkisë ndodhet në shkollë për riparimin e dëmeve”, thuhet në reagimin e ministrisë.
d.c./shqiptarja.com







