LEZHE - 46-vjeçarja e cila u gjet e pajetë në bodrumin e një pallati në Lezhë, ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë. Është ky rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për Lula Bashajn, e cila prej tre ditësh kishte gjetur vdekjen, derisa trupi i pajetë i saj u gjet të dielën nga roja i pallatit.

Një ditë më parë policia dyshoi edhe në pistën e vrasjes, për shkak se nuk kishte pasur asnjë denoncim për zhdukjen e 46-vjeçares, por pas hetimeve rezultoi se Lula Bashaj ka hapur gabimisht derën e tubacioneve të pallatit, duke e ngatërruar me atë të ashensorit, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rënë  në bodrumin e katit të parë.

Sipas deklarimeve të familjarëve të saj, 46-vjeçarja kishte shkuar të takonte motrën e cila jeton në pallatin në fjalë, por nuk e ka gjetur atë në banesë dhe ndërsa ka dashur të zbresë me ashensor ka zgjedhur derën e gabuar! Mbetet per tu hetuar gjithashtu se perse kjo dere, e cila mund te kthehet ne kercenim per kedo tjeter, nuk ishte e mbyllur me celes.

Nga ana tjetër për grupin hetimor mister mbetet fakti, se humbja e kontakteve prej tre ditësh nuk është denoncuar nga familjarët e saj, të cilët në dëshminë e dhënë para bluve të Lezhës kanë deklaruar se kanë menduar se ajo ka qëndruar tek motra e saj. Por kjo e fundit e cila është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime, tha se se nuk ishte takuar me viktimën dhe se nuk kishte pasur dijeni që 46-vjeçarja kishte shkuar për vizitë në banesën e saj.

Pas ekspertizës së kryer në trupin e viktimës nuk ka rezultuar të ketë patur shenja dhune, ndërsa trupi i pajetë i gruas u tërhoqë nga familjarët mbrëmjen e kaluar për tu përcjellë për në banesën e fundit.

Trupi i pajetë i Lula Bashës u gjet dje në bodrumin e një pallati nga roja i objektit. Lula Bashaj ishte e martuar dhe kishte 4 fëmijë, ndërsa sëbashku me familjen e saj jetonte prej vitesh në fshatin Balldre vetëm 5 km larg qytetit të Lezhës.

ashensori kufoma me logo
kufoma lezhe me logo
FOTO të tjera
ashensori kufoma me logo


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)