Një automjet i ngarkuar me bazë ushqimore për bagëtitë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në Tale të Lezhës.

Për rrjedhojë, baza materiale është përfshirë nga flakët e zjarrit por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve.