1640721793_555.JPG

Ndërron jetë në spitalin e Gjirokastrës njëri nga elektricistët që ra në kontakt me energjinë elektrike sot në Memaliaj teksa po bënte riparime në një shtyllë tensioni. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Agron Manaj. Report Tv ka siguruar edhe foton e viktimës i cili ndërroi jetë në spital. Ndërsa vijon të jetë i shtruar edhe kolegu i tij, 55-vjeçari A.H.


Lajmi kryesor:

Po punonin për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë në Memaliaj, dy elektricistët bien në kontakt me rrymën! Njëri ndërron jetë në spital