E zuri korrenti duke rregulluar çatinë, humb jetën 46-vjeçari në Maliq, shoqërohet në polici pronari i magazinës

Një 46-vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme duke punuar në një magazinë private në qytetin e Maliqit. Leonard Ymeri nga fshati Goskovë i Korçës ka qenë duke punuar për riparimin e çatisë së magazinës kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ai është dërguar në spitalin e Korçës, por ka ndërruar jetë.

"Pasditen e sotme, në bllokun nr. 1, Maliq, shtetasi L. Y., 46 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, duke punuar për rregullimin e çatisë së magazinës në pronësi të shtetasit B. M., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spitalin e Korçës", njofton policia.

Në ambientet e Komisariatit ndodhet është shoqëruar pronari i magazinës i cili po jep sqarime për rrethanat e ngjarjes.

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: ushtruan dhunë!