Administratori i një kompanie interneti është vënë në pranga nga Policia sepse ditën e djeshme një punonjës ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Administratori është identifikuar si Fatjon Reçi 34 vjeç dhe administronte një kompani interneti.
Ndërkaq bëhet me dije se punonjësi ka qenë duke punuar për shtrimin e kabllove për kompaninë, por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Fatkeqësisht, 34 vjeçari i identifikuar si A. D., ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheshaj në Mirditë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 34 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë administrator në një kompani interneti.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, shkruhet në njoftimin e Policisë.