SHKODER- Drejtori i Spitalit të Shkodrës Ardian Dajti ka treguar gjendjen e 5-vjeçarit i cili ra nga makina një ditë më parë teksa babai i tij vazhdoj ecjen pa e kuptuar çfarë kishte ndodhur. Dajti tha se 5-vjeçari tashmë është në gjendje më të mirë shëndetësore, ndonëse nuk e kaluar ende plotësisht rrezikun për jetën.
"Sot e kam parë personalisht dhe është më i qetë. Nuk mund të them se është jashtë rrezikut se është shpejt, por duket më i qetë, reagon dhe përgjigjet. Si mjek jam i kënaqur me gjendjen e tij", tha Dajti.
5-vjeçari S.Kurtaj kishte hapur xhamin e dritares së pasme, duke rënë në rrugë pranë vendit të quajtur Ura e Bardhajve. Ndërkohë babai i 5-vjeçarit, Hilmi Kurtaj nuk e ka vënë re djalin e tij që kishte rënë nga makina dhe ka vijuar udhëtimin me 3 fëmijët e tjerë që ishin në makinë. Qe një shofer i rastit me një automjet tip 'Benz' i cili gjeti 5-vjeçarin në gjendje kritike për jetën në mes të rrugës,duke e marrë dhe transportuar në urgjencën e spitalit të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-
Baba qe ka levizur me gomar qe nuk di se c'eshte makina
Përgjigju -
Nuk gjej dot fjale se si ta pershkruaje kete ngjarje,edhe dru sikur te kishte ngarkuar,duhet ti kishte siguruar qe te mos leviznin gjat rruges.Nji prind i kujdesshem femijet i ule ne sedilet e tyre dhe i vendos rripin e sigurimit,gjithashtu siguron dyeret e xhamat qe te mos hapen nga femijet,me shume kontroll nga policia rrugore,asnji prind te mos lejohet te mbaje femijet ne makine pa patur sedilen e posaçme per femije.Sherim te shpejt vogelushit..dhe babait duhet ti jepet nji mesim i mire...
Përgjigju











Komente
Komento