Një vajzë 1-vjeçare me origjinë shqiptare ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte në Modena të Italisë. Siç raportojnë mediet italiane ajo po lufton mes jetës dhe vdekjes.
Sipas asaj që ka dëshmuar në polici nëna e së voglës, një 25-vjeçare shqiptare, ajo ndodhej në shtëpi me të, kur në rrethana ende të paqarta 1-vjeçarja iu afrua dritares së dhomës së gjumit.
Corriere della Sera, shkruan se 1-vjeçarja ra në oborrin e ndërtesës, nga rreth 6 metra lartësi. Ndihmën e parë ia dha nëna e saj e cila vrapoi drejt katit të parë, ndërsa ambulanca më pas e dërgoi me urgjencë në spitalin e Modena-s, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.