Një 15 vjeçar ka humbur jetën në Urakë të Matit, ku dyshohet se ka rënë nga lartësia. Policia të premtën njoftoi se 15-vjeçari G.K., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur te“Stalla e Gjakrosës” në Urakë, e si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento