Tiranë, u qëllua në kokë, vdiq në spital, dyshohet krim pasioni, policia e fshehu (EMRI)

Tiranë, u qëllua në kokë, vdiq në spital, dyshohet krim pasioni, policia e fshehu (EMRI)

TIRANE-Një person ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital, ndërsa lajmi është zbuluar mbrëmjen e sotme, pasi policia e fshehu ngjarjen. Report Tv mëson se viktima është Arben Gjeci 35-vjeç nga Zall Bastari, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për një krim pasioni.

Arben Gjeci u transportua i plagosur në spitalin e Traumës, por nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në sallën e operacionit. Mjekët shprehen se 35-vjeçari është goditur në kokë, ndërsa sipas policisë ka rënë nga një lartësi. Por nisur nga fakti se Gjeci kishte disa goditje me sende të forta në kokë ngrihen dyshime të forta se kemi të bëjmë me vrasje. 

Sipas burimeve të Report Tv, Gjeci dyshohet se kishte një lidhje jashtë martesore. Lidhur me ngjarjen janë shoëqruar dhe marrë në   pyetje disa persona, por ende nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga Policia e Tiranës për atë që ka ndodhur dhe hetimet. 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!