CËRRIK- Një 55-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme pasi ka rënë nga shkallët e betonieres teksa po punonte.
Mësohet e ka humbur jetën A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës, ndërkohë që është arrestuar administratori A.S., 53 vjeç.
Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
Njoftimi i policisë
Policia vë në pranga administratorin e firmës ku humbi jetën 55-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasin : A.S., 53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik.
Në firmën e ndërtimit ku ky shtetas është administrator, ditën e djeshme shtetasi A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës , Cërrik punëtor i kësaj firme, duke punuar është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e betonieres dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.