ATHINË - Ministri i Rendit i Greqisë, Nikos Dendias ka përgatirur një dosje kundër partisë Agimi i Artë të cilëne  ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme me qëllimin fillimin e ndjekes penale ndaj këtij subjekti politik.

Njëkohësisht dy zyrtarët e lartë, ministri i Brendshëm dhe Prokurorja do të raportojnë edhe të kryeministri Antonios Samaras për të gjitha këto incidente të ndodhur në të gjithë Greqinë.

Në letrën e Ministrisë së Rendit Publik, janë të rënditura 13 raste të ndodhura në kryeqytetin grek, Athinë dhe 19 raste të tjera të ndodhura në të gjithë vendin. Sipas ministrisë, këto raste nuk janë të veçuar por “janë aktivitet i vazhdueshëm i një organizate kriminale”.

Për këtë arsye, ministri ka kërkuar që të gjitha këto incidentet të hetohen sipas Nenin 187 të Kodit Penal grek, që flet për shoqatat kriminale dhe automatikisht nga kundërvajtje këto kthehen në vepra penale, që hetohen nga prokuroria.

LETRA E MINISTRIT TE RENDIT
Në letrën e ministrit Dendias thuhet se, “aktiviteti i Agimit të Artë shmang kufijtë individual të incidenteve, dhunon të drejtat e njeriut dhe dinjitetit njerëzor, rrezikon rendin publik dhe sigurinë e brendshme të vendit.

Aktiviteti i kësaj partie nuk ekspozon vetëm dhunën fizike dhe autorët, por edhe vetë shtetin, kulturën demokratike, angazhimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar dhe europian. Ministria e Rendit Publik, Avokati i Popullit dhe policia greke janë në dispozicion për të gjithë ndihmën e nevojshme për të garantuar kushtetutën.”

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)