ATHINE- Komisioneri për të drejtat e njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Europian Nils Muižnieks ka deklaruar se Agjencitë e zbatimit të ligjit në Greqi duhet të sigurojnë që autorët e krimeve raciste të sillen para drejtësisë.
"Mosndëshkimi për numrin në rritje të krimeve raciste në Greqi duhet të përfundojë," tha ai në mbyllje të një vizite pesë ditore në vend. "Policia, prokurorët dhe gjykatat duhet të zbatojnë legjislacionin ekzistues anti-diskriminues, duke përfshirë Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racial me të cilën Greqia është e detyruar.
Komisioneri rikujtoi se mes të tetorit 2011 dhe dhjetor 2012 janë shënuar më shumë se 200 sulme raciste nga Komisariati i lartë i OKB-së për refugjatët UNHCR-ja dhe Komisioni Kombëtar për të Drejtat e Njeriut.
"Gjithashtu ai u referua edhe plagosjes fatale të një punëtori të ri pakistanez në Athinë dy javë më parë nga dy kriminelë, njëri prej të cilëve ishte i lidhur me partinë neo-naziste të Agimit të Artë.
Komisioneri bëri thirrje autoriteteve greke se duhet të jenë më të vendosur për të luftuar dhe për të eleminuar racizmin dhe krimet e motivuara nga urretja.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com