Rada: Për kë duhet të marrim armët?!

Rada: Për kë duhet të marrim armët?!

Ilir Meta ka identifikuar sot tre rrugë që u mbeten shqiptarëve, nëse sipas tij Gjykata Kushtetuese bie në dorë të Edi Ramës. Që të treja ekstreme, por mes tyre, më e “lehta”, sipas Presidentit, ajo e marrjes së armëve për të luftuar shtetin në fuqi! Mes ikjes nga vendi dhe pajtimi me situatën e re, pra marrjen e Kushtetueses nga Rama, Ilir Meta na sugjeron mes rreshtave që të zgjedhim rrugën e tretë: luftën me armë!

Përtej faktit që kjo deklaratë shënon hallakatjen logjike të rradhës për kryetarin tonë të shtetit, ajo është njëherësh dëshmia më e skajshme, sesa shumë Ilir Meta i identifikon interesat e veta personale, me ato të të gjithë shqiptarëve. Me fjalë të tjera, në një mishmash kompetencash, emërimesh e ç’emërimesh që kemi parë këto orë, ne duhet të jemi kaq të kthjellët dhe të egërsuar njëherazi, që të tregojmë me gisht pa asnjë mëdyshje fajtorin e kësaj rrëmuje ligjore, e më pas të hapim dhe një herë depot si në vitin 1997, e të fillojmë luftën kundër qeverisë! Një çmenduri e vërtetë!

Që Ilir Meta është në një prag-krize jo vetëm politike e institucionale, kjo është parë këto muaj, kur na është shfaqur me rroba banjo ditën e zgjedhjeve, duke përkëdhelur macet e kastravecat, apo duke bërë not në det, ndërsa recitonte frazën “më mirë në det se në pishinë”! Për inat të Ramës, që ishte larë para tij në det!

Kjo përçartje e Presidentit ka të tjera shkaqe. Janë ato të vjetrat që i dinë fort mirë shqiptarët, të cilët, teksa dëgjojnë thirrjet për armë, gjëja e parë që bëjnë është jo të nxjerrin nga sëndyku kallahsnikovin e ’97-ës, por të marrin telekomandën e të kalojnë në një kanal muzikor, nën frazën e bezdisur “na çanë veshët këta”!

Frika e presidentit me Kushtetuesen buron nga sjellja e tij tërësisht antiligjore e antikushtetuese e vitit të fundit kalendarik. Një vit më parë kryetari ynë i shtetit bllokoi emërimet e reja në qeveri. Kush e kujton atë akt, nuk ka sesi të mos ketë parasysh faktin e thjeshtë se Meta, pra Presidenti, futi duart dhunshëm në emërimet e një institucioni tjetër. Pra qeverisë. Shkeli me këmbë afatin ligjor shtatëditor të emërimeve dhe shkarkimeve dhe kreu kësisoj një shkelje kushtetuese të rëndë dhe të paprecedent. As Bujar Nishani para tij s’kishte guxuar të shkonte aq larg me emërimin e Fatmir Xhafajt.

Pas pak muajsh kreu ynë i shtetit anulloi zgjedhjet lokale, të cilat i kishte dekretuar vetë gjashtë muaj më parë. Kreu kështu një tjetër gjest të rëndë antikushtetues, duke u përpjekur të influencojë dhe kontrollojë në mënyrë flagrante aktin më të madh demokratik të një shoqërie të hapur: zgjedhjet!

Për këto arsye Ilir Meta ka sot frikë nga Kushtetuesja dhe nga Kushtetuta vetë. Për këto arsye ai bën thirrje për rrëmbim armësh, duke na kujtuar një mik të tij të vjetër, që dikur në fakt e quante “Sali Gërdeci”, por që më vonë e pranoi ta kishte shef në qeverinë e vitit 2009. Ashtu si Berisha që dikur bënte thirrje për të marrë armët nga foltorja e parlamentit, ashtu edhe Presidenti aktual, në krizën e thellë ku ndodhet, nuk gjen formulë më të mirë se ajo e mbretërve të Francës: Pas meje qameti!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 16/11/2019 22:48

    Te marrim Armet e te Vrasim Alenten qe na mesoje aq keq sa Xhuxhi yne Kripto/Komunist per pak sa nuk vrau Vehten dhe tere Shqipetaret do te Qanin trimin Mic Sokoli , burrin qe nuk fle me gruan se ajo ka detyra qe te shijoi ne Jle perfect NGJALE

    Përgjigju
  • Sabri: 16/11/2019 20:40

    Ik more palo president jep dorheqjen, çfar jane kto thirrje!

    Përgjigju
  • Topi: 15/11/2019 21:46

    Ti marim armet dhe te fillojme nga Ilir Meta dhe Monika .Kur presidenti I uron populit te tij vellavrasje ,eshte dicka tjeter president shqiptar jo!Ne democraci o president I garuzhdes qeverite ndrohen vetem me votime e mere vesh o I degjeneruar.

    Përgjigju
  • Populli: 15/11/2019 19:05

    Presidenti yn i nderuar bon thirrje perseri per te marre armet!mir po i marim po kundra kujt do luftojme? O President hajdut karrjeris, i pa moralshem,a eshte me e moraleshme qe ti te japesh doreheqje,se sa populli te shohi perseri tragjedi siç e pame ne 97 kur krimineli Berisha djegu shqiperine, prandaj jemi ketu ku jemi qe edhe europa nuk na do prej jush dyshes Berisha-Meta dhe perseri ti kerkon te marrim armet,po po ti marrim armet kundra familjes tate o hajdut i ndyre,se shpejt po te vie fundi,Reçi po te pret krahehapur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!