TIRANE - Eksperti autoteknik, Mitat Tola, në një intervistë për "Shqiptarja.com" thotë se qytetarët që ngasin makina dhe ndëshkohen për kundravajtje lidhur me shpejtësinë, por konsumimin e alkoolit, po zhvaten pandrshmërisht nga policia rrugore. Sipas Tolës, në kohën e të cilit erdhën edhe radarët e parë me lazer nga Gjermani në 2003, ato pajisje nuk janë riparuar dhe gabimi në matje është I madh, ashtu si dhe abuzimi që bën policia rrugore me to, në dëm të qytetarit.

Z.Tola, çfarë janë radarët që përdorin policët në rrugë?

Në 2003 kur nuk e dinte njeri hyri në fuqi kodi rrugor. Kodi rrugor parashikon që nga shpejtësia t'i heqësh patentën shoferit një deri në tre muaj ose tre deri në gjashtë muaj sipas shkallës së shpejtësisë që tejkalon. Por llogaritja e shpejtësisë që tejkalon duhej të bëhej me pajisje të veçanta. Kërkuam ndihmë nga dy shtete, Italia dhe Kanadaja na ofruan ndihmë. Italianët na ofruan radarët që ata kanë, jo radarët me lazer që janë këtu, por ata radarë që vendosen diku, dhe që japin fotografinë e personit. Europa ka një sistem adresash shumë të saktë mirë po në Shqipëri në 2003 pa sistem adresash nuk shkuam dot tek ai variant. Radari me fotografi është më i saktë ndërsa radari me diode, mjafton një rreze lazer, dhe jep çfarëdolloj shpejtësie. Gabimi është në qoftë se të vijnë një tufë mjetesh e ha dikush tjetër në vend të atij që është me shpejtësi. Një gabim i vogël është kur takohen dy makina, njëra në parakalim tjetra në krah dhe nuk di shpejtësinë e kujt mat. Është edhe një radar që prodhohet në SHBA dhe që janë homologë edhe në BE. Janë homologë që janë të provuar që ky lloj mat këtë shpejtësi, pra që të jenë profesionalë. Sepse ka nga ata lloje në SHBA që kushtojnë 2 dollarë ose 5 dollarë, por që nuk janë të saktë, nuk janë profesionalë por kinezë. Ka një rregullore teknike që përcakton se 5 për qind e tolerancës së gabimit duhet të jetë qytetar. Në qoftë se diferenca e radarit thotë 120 në fakt është 115, se pse 5 për qind është diferenca e gabimit. Dhe për të qenë të ndershëm balanca i jepet qytetarit jo mjetit. Radari me diodë lazer përcaktohet që një herë në vit ose një herë në dy vjet duhet të kalojë në një laborator dhe të shikohet kjo diodë. Një herë në gjashtë muaj duhet t'i bësh kalibrimin në katër cepat sepse humbet nga prekjet. Ky bën vet kalibrim kurse ai duhet të futet në një pajisje dhe në bazë të shkrepjeve. Në radarët që kemi blerë ne 19 të parët janë mbi 40 radarë ) kemi arritur t'i çojmë në Slloveni në 2005 që t'i bëjmë diodën lazer. Të tjerët nuk kanë asnjë lloj shërbimi. Vazhdojnë punën që nga 2004 që janë blerë. D.m.th. ne nuk arritëm ti çonim dot sepse kur çohet kushton dhe kushton 1500-2000 dollarë një riparim kapital, një rikonstruksion total. Radari ka kushtuar 10.000 dollarë . Si këta nga Kosova, nga Maqedonia , identik si këta të blera nga e njëjta fabrrikë në Gjermani, ka Greqia. Është vetëm radar lazer pistoletë, "Robotica" është një firmë Gjermane, por që ka patentë Amerikane dhe Kanadeze. Përveç këtyre duke bashkëpunuar me Multi Novën janë radarë që vendosen, që janë fiks. Multinova është një kompani Gjermano- Zvicerane e bashkuar. Mat shpejtësinë, semaforin e kuq është radari i fundit dhe kushton 30.000 euro. Por të gjithë këto kosto në kosto përkthimi ja vlen t'i blesh sepse një nga ata bën 30-50 gjoba. Gjoba minimale është 50.000 lekë e shpejtësisë shomëzoje sa del. Ka lek aty për ministrin, për drejtorin e përgjithshëm dhe për shtetin.

Pra radarët e nxjerrin veten nga ana financiare?

Radarët janë fitimprurës. Përtej parandalimit që u pranua shpejtësia është ajo që vret më shumë, por mund të them më e keqja e qytetarit është sot që ata në 2006 ne kontakuam , gjetëm një firmë sllovene që ishte e autoriziar nga kompania, i gjetëm në internet, morëm një radar për provë e rregulluan, kërkuan 2000 euro diçka e tillë. Radarët sot mbahen në mënyrë artizanale, i rregullojnë sipas qefit të vet sepse janë burim fitimi. Në fakt nuk i rregullojnë i bëjnë vetëm baterinë. I ngjisin me nastro si kallashnikovët dhe shih radarët, cope-copë i ke rrugëve. Çdo polic radarin e vet e mban si një armë gjigande për të nxjerë lekë. Por asnjëri nuk është i sigurtë që shpejtësia që ata masin është shpejtësia çfarë nxjerr autovetura. Kjo nuk ndodh sepse radarët manipulohen, por sepse radarit i ka rënë fuqia. Ti shtyp dyshin dhe ai nxjerr treshin. Ai nxjerr shpejtësinë çfarë i teket vet si aparat. Këta kanë mbaruar domethënë, në gjykimin tim. Ata mund të vazhdojnë të tregojnë por tregimi i tyre nuk është më në përputhje me ligjin.

Këtu bëhet fjalë për të gjithë pistoletat?

Për të gjitha pistoletat bëhet fjalë. Cfarë janë blerë në 2004-2005.

Dmth çfarë merr gjoba tani janë të pa vlefshme?

Urdhëri i ministrit të rendit thotë që te gjobat duhet vendosur që ky aparat është blerë në filan datë, ka këtë numër dhe është i homologuar kaq e kaq. Urdhëri i ministrit përcakton që çdo radar duhet të ketë një libër shëndeti. Unë nuk e di a i kanë më sot. I kanë grisur librat e shëndetit. Librat e shëndetit përcaktojnë që ky radar ka ndërruar diodën lazër në datën kaq, është homologuar. Unë kam disa gjoba që ambasada italiane na i kalonte ne për shqiptarët që kishin bërë shkelje në Itali dhe ne ua çonim nëpër shtëpi. Kemi disa praktika të skanuara dhe në një nga ato thuhet: radari është homologuar në x datë. Italianët e bëjnë, gjermanët e bëjnë, të gjitha vendet normale e bëjnë sepse shoqatat e konsumatorëve atje janë shumë të fuqishme. Unë kur kam shkuar atje në një trainim, isha me ca kinezë, kongolezë etj, dhe thanë gjermanët këta radarë që ju na i keni blerë në landin tonë nuk përdoren. Do blejmë nga këta më të shtrenjtët me fotografi sepse ky është një produkt më i shtrenjtë, por më i sigurtë. Pse të vemë neve gjyqeve jo po isha këtu, po nuk isha në këtë korsi, kur polici nuk i shikon dot rrezet lazer mbrapa. Dhe shoqatat atje i kishin ndaluar. Keta i prodhonin dhe i shisnin. Ne kemi blerë aty rreth 500.000 euro radarë. Franca ka blerë edhe Italia, por nuk i përdorin në autostradë, vetëm në rrugë lokale. Policia ka blerë 8 copë, por këta janë kinezë mesa kam dëgjuar unë. Dhe një prodhim kinez nuk është i lejuar të përdoret nga policia.

Po spekulimi me alkoolmatësit?

Me alkool-matësit që është e njëjta gjë… Në çdo rast policia për të verifikuar alternimin fizik, psikofizik të një drejtuesi mjeti përdor ca aparate që fillojnë nga gypat alkoolikë. Janë ca gypa qelqi që kanë preparat kimik dhe kur i fryn sisë së alkoolit që ke pirë ngjyroset me ngjyra të ndryshme. Mbi kapakun e gypit ka disa tregues dhe thotë 0,5 ,0.2, 0,8 dhe polici e krahason dhe thotë ke pirë. Kjo në bazë të një kontrate që kanë firmosur më parë ministri i rendit dhe ai i shëndetësisë, janë vetëm për të hequr patentën, nuk janë provë para gjykatës dhe prokurorisë. 80% e prokurorëve dhe Gjykatësve nuk e dinë fare këtë gjë, as policet dhe me një gyp të marrin të plasin në burg. Pastaj kalohet në disa paisje teknologjike automatike ku mund të manipulohet emri dhe targa, por pjesa tjetër për sasinë e alkoolit dalin automatike. Kjo është provë para gjykatës, ka vlerën e provës. Dhe konkrete janë analizat e gjakut në laborator. Gypat e alkoolit duhet të kenë dalë jashtë përdorimit, kurse aparatet funksionojnë njëlloj si radari, merr sasinë e ajrit të mushkërive, e çon në një qelizë kimike që ka brenda aparati dhe nëpërmjet një reaksioni kimik del se sa ke pirë ti. Paisja kimike nuk është e pafund, sepse pas një numri të caktuar fryrjesh që ka të vendosur aparati, ai duhet të ndërrohet. Këta nuk i lexojnë udhëzimet se si bëhet kalibrimi i këtyre paisjeve. Dhe askush nuk i lexon këto ndaj pjesa më e madhe e aparaturave janë të skaduara. Me 0,2-0,5 quhesh nën ndikimin e alkoolit dhe mund të gjobitesh, me 0,5-0,8 ti quhesh i dehur.

Po praktika e huaj si është?

Jashtë ka norma të mëdha, ka të përgjegjshëm që kanë frikë. Ne në mënyrë miqësore u kemi thënë që nxirrini radarët jashtë se nuk masin. Mbas 300 metrash mund të tregojë 1300. Me 0.1-0,2 të heq patentën për 6 muaj dhe të lë pa punë. Në Evropë një që nget kamion, taksi apo autobus duhet të ketë 0 alkool. Dhe ne duhet t'i kategorizojmë. Në bazë të vijave të alkoolit të përcaktohet edhe gjoba. Ndërsa ne e kemi normën zero alkool për të gjithë. (shqiptarja.com)