Qytetarët nga Kosova nuk ia kanë bërë dysh as këtë fundjavë pasi në masë të madhe kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të qëndruar afër bregdetit. Raportohet se në orët e para të mëngjesit së ditës së sotme, në pikën e kalimit kufitar në Morinë, kolona a makinave në radhë ishte e gjatë 150 metra.
Çdo makine për të kaluar në Shqipëri i duhej të priste nga 20-25 metra, thonë të dhënat zyrtare nga ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës. Referuar po këtyre burimeve në pikën kufitare në Vërmicë, nga territori i Kosovës për pushime në Shqipëri, vetëm në tre orët e para të mëngjesit kanë dalë mbi 15 mijë persona.
Policia Kufitare e Morinës si zakonisht punoi me proçedurë të përshpejtuar dhe me të gjitha kapacitetet e sporteleve për kalimin e shpejtë të automjeteve. Qytetarët nga Kosova duke shfrytëzuar fundjavën dhe dikush pushimet që ka tani, kanë vendosur që ta vizitojnë bregdetin shqiptar.
Ndërkohë, një shtetas kosovar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, pasi me automjetin e tij nga Shqipëria tentoi të kontrabandonte pesë shtetas sirian. I dyshuari pas marrjes në pyetje me vendim të prokurorit është dërguar në burg. Kohë me parë 3 shtetas shqiptarë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Vërmicë, kaluan ilegalisht 24 emigrantë sirianë nga Shqipëria drejt Kosovës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
Ne.k./I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO-Hashim Thaçi në Kosovë, Gjykata Speciale i dha leje të vizitojë babanë në spital
13 Mars, 11:42
-
Plagosi me thikë 46-vjeçarin në Bajram Curri, arrestohet i riu
13 Mars, 10:16
-
Lista e Kukësit/ Eduard Shalsi drejton garën e socialistëve në qark, u bashkohet ish-deputeti i PD-së Zeneli dhe ish-prefekti Hallaçi
12 Mars, 20:56
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, viziton nesër Kosovën! Takim me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti
10 Mars, 11:06
-
Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
10 Mars, 08:31
-
SPECIALE/ Historia e Elez Tërshallës, 83-vjeçari që dikur ishte i pari dhe sot i fundit frezator në Kukës
9 Mars, 12:40
-
Has/ ‘Lagjja e Londrës’ në periferi të Krumës me të moshuar, djemtë ndërtuan vilat, por jetojnë në Britaninë e Madhe
9 Mars, 08:54
-
Risi nga Sylvinho për Botërorin, kapiteni i Dardanëve zgjedh Kombëtaren! Rebelohen te Kosova: Duka dhe FSHF të ndalen
8 Mars, 16:42
-
Kukësi prezanton trajnerin e ri, rikthen njeriun e titullit kampion
6 Mars, 15:40
-
Rikthehet kontrolli i pasaportave në Morinë, qytetarët: S’ka radhë në kufi
6 Mars, 13:45
-
Në kërkim nga Austria për trafik droge, 30-vjeçari arrestohet në pikën kufitare të Morinës
5 Mars, 14:12
-
SPAK çon për gjykim kreun e Bashkisë Tropojë, Byberi dhe zv.kryetarin: Lejuan hapjen e dy rrugëve në kundërshtim me ligjin, 277 milionë lekë dëm
4 Mars, 12:53