Qytetarët të mos e shkaktojnë vetë radhën dhe të rezervojnë orarin në e-Albania pasi në sistem ka orare bosh çdo ditë të javës. Ky ka qenë reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe i kontaktuar nga Report TV për ankesat e qytetarëve në Durrës. Ai sqaron se sistemi i kolaudimit nuk ka defekt dhe se sportelet punojnë me kapacitet të plotë, madje përditë edhe jashtë orarit për t’i shërbyer çdo qytetari.
"Nëse thua se vjen që në ora 5 për të zënë radhë atëherë shkaku i konfuzionit je ti vetë, ndërsa sistemi të mirëpret online. Mjafton të shikoni kalendarin për QKT Durrës që ka orare të lira edhe data sot, edhe çdo ditë e javës! Në çdo rast nxisim qytetarët që për çdo info-orientim të kontaktojnë paraprakisht edhe në ëhatsapp nr: 0688015833 si edhe me mesazh në ëebin www.dpshtrr.al", tha ai në komunikim telefonik referuar një prej të intervistuarve.
"Ata që kryejnë rezervim nuk vonohen në radha por qëndrojnë vetëm rreth 30 minuta sa zgjat regjistrimi dhe testimi i automjetit. Ndërsa qytetarët që presin në radhë janë të gjithë pa rezervim, ardhur pa plan dhe pa pyetur fare. Në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës ka dy kahe, ku janë të vendosur mjetet me rezervim, që siç shihet në foto nuk ka trafik dhe kahu tjetër ku presin ata që nuk kanë rezervuar orar për kontrollin teknik të automjetit.
Referuar të dhënëve zyrtare deri në orën 12:16, janë 30 automjete në radhë që presin nga kahu pa rezervim. Ndërsa në sistemit e-Albania rezulton se janë kryer deri tani 80 rezervime gjatë ditës së sotme, ndërsa janë ofruar 118 kontrolle teknike”, ka nënvizuar Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Gonxhe.
Foto të sjella nga Gonxhe që tregojnë oraret bosh për kolaudim
Lajmi kryesor:
Radhë të gjata për kolaudimin e mjeteve në Durrës, denoncojnë qytetarët: Punojnë ngadalë! Gonxhe për Report Tv: Nuk rezervojnë në e-Albania
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.7%
-
Jo
42.2%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident/ 2 makina përplasen në Fushë Krujë - Thumanë, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma
27 Janar, 07:37
-
Durrës/ Zjarr në katin e dytë të një pallati! Në banesë ndodheshin dy të moshuara, njëra doli me ndihmën e zjarrfikësve! Digjen orenditë shtëpiake (FOTO+VIDEO)
26 Janar, 17:02
-
Nafta kontrabandë nga Tunizia në Porto Romano, arrestohet në Morinë njëri prej organizatorëve
26 Janar, 11:16
-
Durrës/ Kryenin vjedhje në automjete, lokale e banesa, arrestohen 2 persona
25 Janar, 13:30
-
Nipi i ish-deputeti Rraja theu arrestin në shtëpi për kokainën që iu gjet në makinë, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli
23 Janar, 10:42
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Durrës/ Tentoi të vriste me armë një person pas një sherri, vihet në pranga 30-vjeçari
22 Janar, 09:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14
-
Durrës/ Kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar, arrestohen 3 persona! I sekuestrohen 3 makina, kallashnikov, pistoletë dhe një radio e lidhur me policinë e Durrësit (EMRAT)
21 Janar, 10:15
-
Eventi i madh i Manchester City, Shqipëria përfaqësohet në Abu Dhabi me 'Dyrrah Cityn'! Mundësi për talentet e rinj
20 Janar, 15:15