Radhë të gjata për kolaudimin e mjeteve në Durrës, denoncojnë qytetarët: Punojnë ngadalë! Gonxhe për Report Tv: Nuk rezervojnë në e-Albania

Radhë të gjata dhe orë pritjeje në diell, me raste edhe dy ditë! Kjo është ajo çfarë të pret nëse duhet të kalosh automjetin tënd për të kryer procedurën e kolaudimit pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në qytetin e Durrësit.

Në sportele punohet me ritme të ulëta, duke mos iu përgjigjur numrit gjithnjë e në rritje të qytetarëve që paraqiten për kolaudimin e automjeteve.

“Kam dy orë e pakta që pres. Gjithë kjo popullsi nuk mund të kaloj në një pikë, duhen hapur disa pika të kolaudimit të automjeteve. E-albania nuk punon dhe mbetëm këtu në radhë, kush futet jashtë radhe dhe dikush tjetër pret dy ditë. Kështu na ikin pushimet këtu. Na mbetet të shesim makinat dhe t’i hypim biçikletave.”

Sakaq ka qytetarë të cilët shprehen të demoralizuar sa i përket situatës.

“Unë kam që në 5 të mëngjesit këtu për të mbajtur radhën. Kam ardhur dhe dje dhe nuk kam mbaruar punë për shkak të radhës. Zgjidhja është vetëm të ikin njerëzit nga këtu. Nuk ka rrugë tjetër.”

“Ishalla mbarojmë sot. Me çfarë shoh unë, vështirë më duket. Është viti i dytë që bëj kolaudimin, por këtë vit më ka zënë kjo radhë. Mesa shoh unë, nuk bëhet më ky vend!”

Kjo situatë është krijuar për shkak të fluksit të emigrantëve, të cilët nuk kanë rezervuar paraprakisht një datë për takimin në sportelin e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Radhë për kolaudimin në Durrës, Gonxhe për Report TV: Qytetarët të rezervojnë, në kalendar ka orare bosh çdo ditë të javës

1637571398_BlendiGonxhe2.jpg

Qytetarët të mos e shkaktojnë vetë radhën dhe të rezervojnë orarin në e-Albania pasi në sistem ka orare bosh çdo ditë të javës. Ky ka qenë reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të  Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe i kontaktuar nga Report TV për ankesat e qytetarëve në Durrës. Ai sqaron se sistemi i kolaudimit nuk ka defekt dhe se sportelet punojnë me kapacitet të plotë, madje përditë edhe jashtë orarit për t’i shërbyer çdo qytetari.

"Nëse thua se vjen që në ora 5 për të zënë radhë atëherë shkaku i konfuzionit je ti vetë, ndërsa sistemi të mirëpret online. Mjafton të shikoni kalendarin për QKT Durrës që ka orare të lira edhe data sot, edhe çdo ditë e javës! Në çdo rast nxisim qytetarët që për çdo info-orientim të kontaktojnë paraprakisht edhe në ëhatsapp nr: 0688015833 si edhe me mesazh në ëebin www.dpshtrr.al", tha ai në komunikim telefonik referuar një prej të intervistuarve.

"Ata që kryejnë rezervim nuk vonohen në radha por qëndrojnë vetëm rreth 30 minuta sa zgjat regjistrimi dhe testimi i automjetit. Ndërsa qytetarët që presin në radhë janë të gjithë pa rezervim, ardhur pa plan dhe pa pyetur fare. Në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës ka dy kahe, ku janë të vendosur mjetet me rezervim, që siç shihet në foto nuk ka trafik dhe kahu tjetër ku presin ata që nuk kanë rezervuar orar për kontrollin teknik të automjetit.

Referuar të dhënëve zyrtare deri në orën 12:16, janë 30 automjete në radhë që presin nga kahu pa rezervim. Ndërsa në sistemit e-Albania rezulton se janë kryer deri tani 80 rezervime gjatë ditës së sotme, ndërsa janë ofruar 118 kontrolle teknike”, ka nënvizuar Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Gonxhe.

Foto të sjella nga Gonxhe që tregojnë oraret bosh për kolaudim
SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liri: 10/08/2022 00:11

    NE AMERIKE KONTROLLI TEKNIK I VETURAVE BEHET NE C'DO SERVIS MAKINASH,,,ATY KANE NJE KOMPJUTER QE E BEN SKANIMIN PER CEREK ORE,,,,KURSE KETU DO RRISH 4 ORE,,,TE DHJEFSHA SHTETIN QE KE BERE O EDI RAMA,,O HALE I KOMBIT...

    Përgjigju
  • Iris: 09/08/2022 23:56

    Ketu ne U.S.ka kudo vende ku te kolaudosh makinat dhe prape ka raste qe te duhet te presesh me ore te tera,jo me aty qe jane te perqendruar vetem ne nje ndertese!!Ne qytete te medha si Durresi,Tirana,etj duhet te kete me shume se nje ndertese per kolaudim,gjithashtu,nuk i njoh rregullat aty,po perse emigrantet duhet t'i kolaudojne makinat ne Shqiperi,kur mund t'i bejne ne vendet ku jetojne?!Nese i detyron ligji shqiptar,a nuk do te mjaftonte nje doc.i leshuar nga vendi nga vijne ku te tregohet kur eshte bere kolaudimi me i fundit?

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 09/08/2022 10:46

    Nga e thena ne te bere na ndan nje hendek i tere. Glendi Gonxhe te doli emri qe institucioni nuk po punon, plus qe e more me qafe ate kryesekretaren e prokurorise se Tiranes.

    Përgjigju
    • Mario: 09/08/2022 16:43

      Punon, por shqipetaret nuk dine e as nuk mesojne si te perdorin teknologjine sic duhet, e perdorin vetem per traplliqe.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë