Radhët e gjata janë rikthyer në Kapshticë edhe pse mbrëmjen e së premtes situata ishte normalizuar. Mbrëmja e djeshme solli normalizim të situatës, ku radhët u eliminuan, por mëngjesi i sotëm ka bërë që makinat të vendosen në radhë të gjata.

Janë qytetarë të shumtë të cilët  kërkojnë të kthehen në shtetin fqinj ku kanë vendet e punës.  Mes tyre ka edhe shumë fëmijë e të moshuar. Drejt Kapshticës mëngjesin e sotëm janë drejtuar edhe emigrantë që nuk ia dolën dot të qëndrojnë në Kakavijë.

"Kam qenë në Kakavijë, kam ndenjur 24 orë me gjithë gocën, sot u detyrova gjithë natën me ardhur këtu", thotë një qytetar.

 "Kam që në orën 7 këtu, kam fëmijë të vegjël dy goca, 3 edhe 7, skemi ç'të bëjmë tjetër", thotë një tjetër.

"Kam 6 orë që pres, se dimë a do të kalojmë, pyesni Edin ose Bashën", tha një tjetër.

"Kam që në orën 6 të mëngjesit, po presim, nuk kemi marrë asgjë dhe nuk na kanë shpërndarë asgjë", thotë një tjetër qytetar me fëmijë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Nga ana tjetër kushti që qeveria greke ka vendosur për karantinim 7 ditor ka bërë që të shtohen radhët.  Ndërkohë ka edhe nga ata shtetas të cilët janë detyruar te kthehen pasi u ka skaduar aplikimi TPL i vendosur si kriter nga shteti.

Në 24 orët e fundit, në Kapshticë kanë hyrë 1356 dhe kanë dalë 4518 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Pala jonë punon me 4 sportele, ndërsa pala greke punon me staf të kufizuar pasi Greqia feston festën e Shën Marisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:38
Pas 10 orësh radhë në Kapshticë, normalizohet fluksi i makinave

1597519506_kapshtica.jpg

Pas dy ditësh me radhë të gjata makinash, është normalizuar situata në pikën kufitare të Kapshticës. Qytetarët kanë pritur në radhë për rreth 8-10 orësh në kufirin shqiptar, duke krijuar një varg kilometrik makinash.

Pala shqiptare në pikën kufitare të Kapshticës ka punuar me 6 sportele, ndërsa pala greke ka punuar me 4 sportele. Gjatë ditës ka pasur fluks të madh emigrantësh, por në mbrëmje situata është normalizuar.