Largimi i emigrantëve, 9 orë radhë kilometrike në Kapshticë! Pala greke shton sportelet në mbrëmje! Emigrantët: Kjo situatë gjithmonë e njëjtë, të merren masa

Radhë të gjata kilometrike u regjistruan ditën e sotme në doganën e Kapshticës, të cilat ishin të pranishme prej rreth 9 orësh, emigrantë shqiptarë, të cilët pritën deri në 2 orë me radhë për të kaluar, për shkak se pala greke ka punuar me një sportel.

Situata e nisur që prej paradites u normalizua në orën 20:00 të mbrëmjes. Për shkak të fluksit në rritje, Policia Kufitare shtoi në maksimum numrin e sporteleve, konkretisht me 5 sportele në dalje dhe 3 në hyrje të vendit. Njëkohësisht, edhe pala greke shtoi sportelet, dhe menjëherë filloi lëvizja e njëtrajtshme duke eliminuar radhët e krijuara për shkak të fluksit të madh.

Disa prej qytetarëve thanë për Report Tv se gjithmonë është e njëjta situatë dhe se duhet të merren masa.

"2 orë kam. I njëjti avaz gjithmonë. E kanë fajin këta të tonët para, pastaj ata atje matanë. Problem, se nuk kap tragetin, do shkoj të fle në hotel."

"1 orë kam këtu, radhë të gjata, qeveria duhet të marrë masa. Shteti duhet të ndërhyjë, përndryshe na mori lumi. Shteti duhet të ndërhyjë. Mund të shkojë deri në 3 orë. Vijmë nga Tirana, jemi në 2022, nuk jemi në 1996."

"Problem është. Nuk merren vesh me njëri-tjetrin, po s’u morën vesh me njëri-tjetrin. Duhet të merren vesh, rri këtu, prit këtu. Nuk është normale."

"Kemi një orë. Ka shumë ngarkesë, s’kanë ca bëjnë dhe këta. Problemi është se kur ka shumë ngarkesë, edhe me tre sportel hapur mirë është. Ca të bëj unë”, u shprehën qytetarët në radhë."

Janari ka pasur fluks të shtuar të mjeteve në këtë doganë, për shkak të shtetasve shqiptar të cilët kthehen në vendet e punës në Greqi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
Pas 9 orësh, normalizohet situata në doganën e Kapshticës, pala greke shton numrin e sporteleve të hapura

 

Gjithë dita e sotme ishte me radhë kilometrike në doganën e Kapshticës, për shkak se pala greke ka punuar me një sportel. Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë kjo e fundit ka shtuar numrin e tyre duke e çuar situatën drejt normalizimit dhe duke reduktuar orët e pritjes. Në orën 19:55 pala greke ka hapur dhe sportelet shtese duke reduktuar ndjeshëm radhën e gjatë.

Momentalisht po punohet me 4 sportele.

SI.E./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • studs: 09/01/2023 05:39

    s'ka pune tjeter greku te merret me ju katundare te qelbur....nje -dy ne shqiperi ...greku tu vere nje pagese 50 euro per makine,,keshtu e doni juve,,,do vini pastaj prape kot ne shqiperi...

    Përgjigju
  • andy: 09/01/2023 05:35

    o greko mbylle fare kufirin per keto hale....

    Përgjigju
  • Andi lila: 08/01/2023 19:22

    Rrini ne radhenaty per nje,ne rresht,sguxon tfutet njeri nparakalimnapo pa radhe,pastaj kur hyni perseri ne shqiperi ecni si zoter te rruges,hyni parakalim,borie,me te kuq,ecni shpejte,beni pordhe aty beni po jua mbajti

    Përgjigju
  • Milos: 08/01/2023 14:42

    Greku eka nga injoranca e madhe qe i drejton, prandaj i turturon njerzit ne kufi

    Përgjigju
    • Gjergj: 08/01/2023 15:09

      Greku, e ka nga buçet shqipfolèse nè qeverinè "shqiptare". Bllokoje edhe ti kufirin pèr mallrat skarco greke dhe ushtro reciprocitetin. Le ta shohèm pastaj,,,a prishet kompjuteri grek apo punon si ato orat zvicerane? Shqiptarèt, kanè njè qeveri hajdutèsh, ky èshtè problemi. Me hajdutèt, nuk ke pse sillesh ndryshe. Greku e din kètè, ndaj edhe hapet nga prapanicat.

  • Alb: 08/01/2023 13:52

    Kur nuk te man shpija jote, per boten ske vler

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit

Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit