Radhë makinash në pikën kufitare të Kapshticës, situata rikthehet në gjendje normale pas disa orësh

KAPSHTICË - Radhë kilometrike automjetesh janë krijuar mbrëmjen e sotme ne doganën e Kapshticës, por pas disa orësh gjendja është kthyer në normalitet.

Report Tv mëson se në pikën kufitare të Kapshticës është rikthyer gjendja normale. Aktualisht ka shumë pak mjete në pritje. Sipas informacioneve nga autoritetet doganore bëhet e ditur se kanë punuar me procedura të përshpejtuara për të mundësuar kalimin e qytetarëve të cilët kanë pritur për disa orë.

Policia Kufitare e Kapshticës në një njoftim zyrtar bën me dije se zhvilloi një takim me homologët e në doganën greke të cilët pas takimit shtuan sportelet dhe aplikuan procedurën e përshpejtuar. Falë masave të marra lëvizja ka qenë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit duke eliminuar radhët e krijuara.

Shkak u bë reduktimi i sporteleve nga pala greke, për shkak të një feste kombëtare në shtetin fqinj. Policia kufitare shqiptare po punonte me 4 sportele në dalje, ndërsa ajo greke vetëm me 2 të tillë.

Autoritetet e kufirit kërkuan nga policia kufitare greke të shtojë sportelet dhe personelin për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve drejt Greqisë. Nga ana tjetër, udhëtarët që vijnë nga Greqia kalojnë pa probleme kufirin.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Radhët në pikën e Kapshticës, policia kufitare: Zhvilluam takim me palën greke, shtuan sportelet! Lëvizja paraqitet normale

1667162925_WATERMARKREPORTtv.00223604.Still011.jpg

Report Tv mëson se në pikën kufitare të Kapshticës është rikthyer gjendja normale. Ndërkohë në një reagim zyrtar, policia kufitare thekson se gjatë pasdites së sotme në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ka patur fluks të shtuar të lëvizjes. Për shkak se dogana në palën greke punonte me dy sportele u krijuan radhë në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Policia Kufitare e Kapshticës njofton menjëherë zhvilloi një takim me homologët e në doganën greke të cilët pas takimit shtuan sportelet dhe aplikuan procedurën e përshpejtuar. Falë masave të marra lëvizja ka qenë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit duke eliminuar radhët e krijuara. Aktualisht në këtë pikë kalimi nuk ka radhë dhe lëvizja paraqitet normale.

Ora 21:16
Radhë në pikën e Kapshticës, Partia e Lirisë: Qytetarët po torturohen! MEPJ të njoftojë palën greke për lehtësimin e lëvizjes

Partia e Lirisë ka reaguar pas radhëve të gjata të shkaktuara në pikën kufitare në Kapshticë për të shkuar në drejtim të Greqisë, për shkak se pala greke po punon me sportele të reduktuara. Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i kërkon Ministrisë së Jashtme që të kontaktojë palën greke, për të lehtësuar dhe garantuar lëvizjen e qytetarëve, të cilët po torturohen në radhë.

‘Qytetarët e braktisur nga Qeveria prej orësh qëndrojnë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës! Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të vendosë sa më parë kontaktet me palën greke për të lehtësuar dhe garantuar lëvizjen e lirë! Nevojitet një zgjidhje e menjëhershme për të gjithë shqiptarët që po torturohen në pritje!’- shkruan Blushi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari