Radhë të gjata kamionësh në doganën e përbashkët Shqipëri-Kosovë, drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë presin me orë për të kaluar kufirin

Në doganën e përbashkët Shqipëri-Kosovë vazhdon kalvari i pritjeve për qindra automjete të tonazhit të rëndë dhe mallrave.

Drejtuesve të mjeteve u duhet të presin me orë, madje në disa raste edhe me ditë për të kaluar kufirin.

Shkak për këtë janë vonesat e procedurave doganore të Kosovës dhe skanimi i mjeteve. Kjo ndodhi edhe sot ku në pritje të skanimit dhe procedurave doganore për kalimin në Kosovë në pikën e kalimit kufitar të Vermicës u krijuan radhe kilometrike deri në fshatin Morin.

Edhe pse zënë pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare Kosova dhe Shqipëria ende nuk po gjene një zgjidhje për të lehtësuar më tej procedurat në kufi.

Shumë herë është përfolur për ti dhënë zgjidhje përfundimtare kontrollit doganor në kufirin Shqipëri -Kosovë e për të krijuar lehtësira drejt minimizimit të problemeve, por gjithësesi në terren, ende ka shumë pune për tu bërë, e deri atëherë, pamje të tilla me prezencën radhëve kilometrike të mjeteve që transportojnë mallra do te jenë çdo dite.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nexhipi: 07/04/2021 12:17

    Rrofte shoku Albin MOLOTOVI dhe lopa Osmani, keta plera qe percane kombin... Ne mut shkofshi.... Njerez te trashe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë