Radikalizmi në Kosovë, Daniel Fried: 
Nuk është pjesë e kulturës shqiptare

Radikalizmi në Kosovë, Daniel Fried: <br />Nuk është pjesë e kulturës shqiptare
Për zgjidhjen e problemit të radikalizimit fetar, Kosova dhe vendet e Ballkanit duhet të ndihmohen në rrugën e integrimit në Evropë, thotë zyrtari i Departamentit të Shtetit, Daniel Fried. Në një intervistë për shërbimin gjeorgjian të Zërit të Amerikës, zoti Fried tha gjithashtu se Kosova duhet të nxisë dhe kultivojë traditat e saj të tolerancës dhe të mos ndikohet nga forcat e jashtme.
 
Zgjidhja e problemit të radikalizimi fetar në Ballkan është integrimi i vendeve të rajonit në Evropë, thotë zyrtari i Departamentit të Shtetit Daniel Fried. Koordinatori për Politikat e Sanksioneve dhe ish Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, thotë se qeveritë e vendeve të rajonit duhet të inkurajojnë institucionet fetare vendase të cilat janë të njohura për tolerancën e tyre.
 
Ekstremizmi dhe islami radikal në fakt nuk janë pjesë e kulturës boshnjake ose asaj shqiptare. Ato janë importuar. Qeveritë në rajon duhet të ndihmojnë traditat e tyre islamike që janë shumë më tolerante. Kjo është një përpjekje e vështirë”, u shpreh Fried.
 
Sipas tij, edhe pse Kosova është një vend e ri me institucione jo shumë të forta, ajo është në një pozitë më të mirë për ta luftuar radikalizmin se sa në kohën kur ishte nën menaxhimin jo-funksional të OKB-së.
 
“Nëse Kosova nuk do të ishte e pavarur. Nëse ende do të ishte nën menaxhimin jo-funksional të OKB-së, problemi i radikalizimit do të ishte më i madh. Por, pasi Kosova është vend i pavarur, pasi Evropa dhe Shtetet e Bashkuara shihen si faktor ndihmues në Kosovë, ne kemi kapital politik atje”.
 
Ai shtoi se banorët e Kosovës duhet të nxisin dhe kultivojnë traditat e tyre të tolerancës dhe të mos ndikohen nga forcat e jashtme.
 
Autoritetet në Kosovë thonë se gjatë muajve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri i përfshirjes së qytetarëve të Kosovë në luftërat në Lindjen e Mesme, por ka pasur përpjekje për t’u bashkuar në këto luftëra. Aktualisht, sipas zyrtarëve të qeverisë, në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme ndodhen rreth 80 qytetarë nga Kosova, ku gjysma prej tyre janë gra dhe fëmijë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri