'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë! Për të shkuarën komuniste vizitoni Bunk'art në Tiranë

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë! Për të shkuarën komuniste vizitoni Bunk'art në Tiranë

Sheshi Skënderbej

Shqipëria është kthyer në destinacionin e ri turistik në trend. Objektivi i vendit mesdhetar është të mirëpresë 14 milionë turistë në vit dhe ndoshta një ditë të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, shkruan Philippe Lefebvre në të përditshmen franceze “Radio France”.

Shqipëria vlerësohet si një destinacion i ri turistik dhe mbi të gjitha një vend i përballueshëm në brigjet e Adriatikut krahasuar me Italinë dhe Greqinë.

Sot vendi, i cili për 50 vjet ishte një nga më të izoluarit në botë, ka hapur dyert e tij me një objektiv të qartë të qeverisë në Tiranë: të mirëpresë të paktën 14 milionë turistë të huaj në vit.

Niseni turin tuaj duke vizituar kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, dhe zbuluar disa gjurmë të diktaturës së Enver Hoxhës.

Ato fillojnë me bunkerët e instaluar në qendër të kryeqytetit, të shndërruara së fundmi në galeri arti.

Më pas, vizitoni Muzeun Kombëtar të Përgjimeve e njohur si “Shtëpia me Gjethe” e hapur më 23 Maj 2017.

Por, nëse njohja e kësaj të shkuare tragjike është thelbësore për të kuptuar më mirë Shqipërinë sot, mos ngurroni të udhëtoni në vendin mesdhetar dhe ta zbuloni atë.

Të zbulosh Shqipërinë është shumë e thjeshtë, pasi vendi nuk është shumë i madh. Ju mund të arrini shpejt nga plazhet e Adriatikut në malin e Korabit, që arrin lartësinë 2753 metra.

Mos u largoni nga Tirana pa vizituar Selinë e Shenjtë të Bektashinjve, një degë disidente liberale e Islamit ku fjalët kyçe janë toleranca dhe respekti absolut për gratë, nuk është për t’u habitur në një vend ku të gjitha fetë duket se jetojnë në harmoni të përsosur.

Më pas, ju mund të merrni rrugën për në Berat dhe të zbuloni këtë qytet të klasifikuar si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s i quajtur ndryshe “qyteti i një mijë dritareve”.

Së fundi, përpara se të arrini në portin e Durrësit dhe plazhet e qytetit, mos humbisni të zbuloni vendndodhjen antike të Apolonisë të themeluar në vitin 588 para Krishtit, aseti numër një i vendit.

Të kalosh një javë në Shqipëri nuk kushton shumë. Ju mund të gjeni akomodime me 60 euro për person. Përsa i përket hotelit me pamje nga deti, çmimi më i lartë arrin në 90 euro nata.

Gjithashtu, ju mund të provoni dhe shijoni specialitetet vendase si, byrekët, djathërat dhe verërat. / atsh

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastilriun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë

Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastilriun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë