Radoiçiçi dhe Veselinoviçi në mesin e biznesmenëve më të pasur të rajonit
Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç
Organizatori i sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç del të jetë njëri prej njerëzve më të pasur në rajon, sipas listës të publikuar nga media serbe “Nedeljnik” me 100 biznesmenët më të pasur.
Pasuria e majme e tij kap vlerën prej 426,663,176 milionë euro bashkë me Zvonko Veselinoviç, të dy të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, vitin e kaluar raportohet se Radoiçiç e Veselinoviçi kanë humbur 108.5 milionë euro. Pasuria e tyre është matur nga të dhënat mbi vlerën e kompanisë “Inkop”. Ata ishin të dy pronarë të kësaj kompanie, por vitin e kaluar Radoiçiq pati njoftuar se ka tërhequr aksionet e tij nga ajo dhe katër kompani të tjera.
Në listë, ata janë veçuar si biznesmenë serbë të afërt me pushtetin.
“Inkop” e ka mbyllur vitin 2022 me fitim neto prej 17.3 milionë euro, e 2021-shin me 15,2 milionë.
Radoiçiç pati organizuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Në luftimet e grupit serb me Policinë e Kosovë, mbeti i vrarë rreshteti Afrim Bunjaku. U vranë edhe tre sulmues serbë. Radoiçiç u arrestua dhe u dërgua në paraburgim në Serbi, por u lirua një ditë më vonë pasi gjykatësi refuzoi ta paraburgoste. Ai tash është i lirë në Serbi.
Edhe para sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili cilësohet si akt terrorist në Kosovë, autoritetet kosovare e lidhën Milan Radoiçiçin me aktivitete kriminale. E, për krimin në Kosovë ndërlidhet edhe Zvonko Veselinoviçi.
/Koha.net/
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7460
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Maqedonci: Ekziston rreziku i përsëritjes së rastit 'Banjska' në Kosovë, trajnohen në Serbi! Kemi forcuar kushtet e sigurisë bashkë me KFOR-in
20 Shtator, 12:18
-
Aktakuza për Banjskën: Si e ndihmuan Steviq dhe kompania e tij Radoiçiqin?
19 Shtator, 11:48
-
Si u organizua sulmi terrorist në Banjskë? A ishte i informuar Vuçiç, çfarë paralajmëronte Radoiçiçi në vazhdimësi
13 Shtator, 18:59
-
Kosovë/ Agjencia e Inteligjencës: Grupi terrorist i Radojiçiqit po kryen ushtrime në rrethinën e NoviPazarit, Kopaunikut dhe Kralevës
17 Korrik, 15:54
-
Policia e Kosovës e merr në pyetje gruan e Millan Radoiçiçit
6 Qershor, 16:59
-
Kush do t’i shfrytëzojë pronat e Radoiçiçit?
8 Prill, 21:55
-
Vilë buzë liqenit, restorant dhe apartament, konfiskohen tri prona të Radoiçiçit në Kosovë
4 Prill, 17:05
-
Kosovë, zbatohet urdhri për konfiskimin e pasurive të paluajtshme të Milan Radoiçiç
3 Prill, 20:35
-
Media: Pas kreu sulmin në Banjskë, Serbia ia dha 8.5 milionë euro kompanisë së RadoiçiçIt
14 Mars, 21:59
-
Radoiçiç pronar i një kompleksi në Beograd, fqinj me kryeministren serbe Brnabiç
14 Mars, 20:42
-
Në Beograd nuk tregojnë se ku dhe kur u takuan Gjuriç e Radoiçiç
12 Mars, 11:30
-
Sulmi në Banjskë, DASH: Radoiçiçi është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës
12 Mars, 07:16