Tashmë është zyrtare, Rafa Benitez do të jetë trajneri i ri i Realit të Madridit deri në vitin 2018. Klubi dhe tekniku kanë firmosur kontratën për 3 vite me vlerë 4 mln Euro në edicion.

Benitez ka disa ditë që ka mbërritur në Spanjë për detajet e kontratës, ndërsa do të bëhet edhe prezantimi në stadiumin “Bernabeu”. Benitez do të zëvendësojë italianin Anceloti, që u largua nga Reali pasi nuk fitoi asnjë trofe këtë edicion.


d.b/shqiptarja.com