Rafa Nadal, historia s'përfundon në Paris! Spanjolli merr pjesë në US Open

Rafa Nadal, historia s'përfundon në Paris! Spanjolli merr pjesë në US Open

Rafael Nadal

Kampioni i tenisit, Rafael Nadal (38 vjeç) nuk ka ndërmend ta mbyllë karrierën pas Lojërave Olimpike të Parisit. Sportisti nga Mallorca nuk u paraqit në Wimbledon për shkak të një problemi fizik, teksa do jetë në Paris ku do kërkojë medalje.

Veç saj, ai është regjistruar në US Open që mbahet në fund të vitit dhe me gjasë do jetë turneu ku do i japë lamtumirën tenisit aktiv. Për vite të gjata ai rivalizoi me Roger Federer, teksa dy sportistët këmbenin vendet një dhe dy në renditjen botërore.

Duket se veç "Paris 2024" Nadal do ketë "vallëzimin" e fundit në SHBA, pikërisht në US Open.

Nadal, fituesi i 22 turneve Grand Slam, në fakt luajti ndeshjen e tij të fundit teke më 27 maj, duke mposhtur Leo Borg (djali i Bjorn Borg) 6-3, 6-4 në 'Nordea Open' në Suedi. Ai nuk ka mbajtur një raketë në dorë që nga humbja në raundin e parë ndaj Alexander Zverev në 'Roland Garros'.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja