Rafinha nënshkruan me Interin
zgjedh numrin e fanellës

Rafinha nënshkruan me Interin<br />zgjedh numrin e fanellës<br>
Fantazisti brazilian Rafinha ka nisur zyrtarisht aventurën e tij me Interin, pasi vetëm para pak minutash nënshkroi edhe kontratën që e lidh me zikaltrit.

Futbollisti erdhi në huazim nga Barcelona dhe kaloi me sukses të gjitha testet mjekësore, ndërsa zikaltrit ruajnë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të tij, në rast se binden nga paraqitja e futbollistit.

Sapo doli nga zyrat zikaltër, ku nënshkroi edhe kontratën, Rafinha u rrethua nga një grup gazetarësh dhe mbështetësish të Interit, që kërkonin të dëgjonin diçka prej tij. “Jam shumë i lumtur dhe jam gati të vihem në dispozicion të skuadrës. Kam zgjedhur numrin 8 në fanellë.

Forca Inter”, tha Rafinha, teksa dilte mjaft i kënaqur nga zyrat e zikaltërve.


Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre