Dibra po hyn në një fazë të re turistike dhe këtë herë jo vetëm për natyrën e qetë e të bukur, por për adrenalinën që ofron. Sporti i rafting-ut në Drinin e Zi po shndërrohet në një nga aktivitetet që po i jep një tjetër ritëm zonës duke tërhequr gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj të apasionuar pas sporteve ujore.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga aktivitetet e rafting në këtë lumë, ku skuadra “Rafting Dibra” po ofron përvoja unike plot adrenalinë për vizitorët siç shihet në video.
Drini i Zi, së bashku me luginën e tij, ofron kushte të përshtatshme për zhvillimin e këtij sporti, duke krijuar një potencial të ri për turizmin e aventurës në këtë zonë.
Lumi buron nga Liqeni i Ohrit në një lartësi prej 695 metrash mbi nivelin e detit dhe rrjedh drejt veriut, duke kaluar nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, ku pranë Kukësit bashkohet me Drinin e Bardhë për të formuar lumin Drin, i cili derdhet në Detin Adriatik.
Komente












