ITALI - Reportazh i televizionit italian Rai Uno i cili trasmetohte cdo te djelë I ka kushtuar një një vëmendje të vecantë Shqipërisë dhe zhvillimit ekonomik të saj.
 
“Linea Verde” pas vizitës së Papa Franceskut , në tokën e shqiponjave sic e quajti vet ai, realizoi një reportazh duke u fokusuar në disa nga fshatrat dhe qytete për të parë nga afër mënyrën e jetesës dhe të kultivimit të produkteve bio.

Gjatë reportazhit u tregua se si prodhohej djathi, shurupi i shegës, kultivimi i troftës, i bimëve medicinale etj.

Gjatë viteve të fundit rreth 20.000 sipërmarrës Italian kane investuar në Tiranë, Vlorë Durrës. Një prezantim dinjitoz dhe shpresëdhënës është bërë për Shqipërinë nëpërmjet reportazhit të Linea Verde duke bërë që në një farë mënyre e gjithë bota të kthejë vëmendjen drejt këtij vendi të vogël por me potenciale të mëdha.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)