TIRANË - Drejtori i Pergjithshëm i “Raiffeisen Bank”, Christian Canacaris, së bashku me Ministren Milena Harito dhuruan sot 20 kompjutera  për fëmijët jetimë të Shtëpisë “Zyber Hallulli”. Canacaris, në fjalen e tij përshëndetësenë këtë aktivitet që u mbajt në Javën e Inovacionit tha:

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve për organizimin e këtij eventi dhe që na dhatë edhe neve mundësinë të bëhemi pjesë e tij. Nuk është hera e parë që ne vijmë tek “Zyber Hallulli”; ne kontribuojmë çdo vit me tekstet shkollore, pasi mendojmë që është shumë e rëndësishme për këta fëmije të integrohen në sistemin arsimor.

Jam shume i lumtur sot që ishim ne që dhuruam këta kompjutera. Shpresoj që do të përdoren për një kauzë të mirë; shpresoj që një ditë do të vij në këtë institucion sëbashku me Ministren Harito për të dhënë një çmim për një student të talentuar në Komunikim apo IT.

Une vërtet dua që të shoh këta studentë në aktivitete si “Çmimet ICT” ku më të mirët konkurojnë me njeri-tjetrin.

 Ky aktivitet merr në fakt një kuptim tjetër për ne, pasi është pjesë e Javës së Inovacionit. Ai shkon shumë mirë me “Raiffeisen Bank”, pasi ne të gjithëve na pëlqejnë shërbimet elektronike dhe sot une jam i lumtur t’ju them se ne kemi një gamë të plotë të të gjithë produkteve dhe sherbimeve elektronike së bashku me “Pagesat me cellular”.

Une ndihem mire kur shoh se ne ndajmë të njëjtin vizion me Qeverinë shqiptare në promovimin e shërbimeve elektronike; ato janë më direkte, përfshijnë një masë më të madhe përdoruesish, janë më transparente dhe kanë më pak burokraci e korrupsion.

Unë dua të finalizoj fjalën time duke u thëne studentëve që do të përdorin këtë laborator: E gëzofshi!” – përfundoi Canacaris.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)