Raimondi dhe ‘Maestro’, 2 vëllezër në një teatër! Solisti rrëfehet nga provat e ‘Tumankuqes’: 12 vitet e mia në Ansambël, Armaldos i dëshiroj rikthimin në Opera!

Janë veshur kostumet, përzgjedhur këngët e vallet dhe artistët e Ansamblit Popullor po rizgjojnë përmes artit një copëz të vyer Çamërie... Në sallën kryesore të Teatrit të Operas bëhen provat e fundit të premierës “Tumankuqja”, që jetësohet për dy net këtë fundjavë. Solisti Raimond Kllogjeri performon këngën “Tanë moj Tanë”.

“Është një privilegj të këndosh për Çamërinë, kjo krahinë ka një traditë të jashtëzakonshme”, shprehet këngëtari Raimond Kllogjeri, solist i Ansamblit.

Është pjesë e Ansamblit prej 12 vitesh...

“Unë e adhuroj Ansamblin, pasi edhe vet vij nga një familje muzikantësh”

Krahas artistëve të ftuar (Enkelejda dhe Hysni Alushi, Altin Malo), disa prej të cilëve janë me origjinë nga Çamëria (Grupi i valleve të të Rinjve të Çamërisë),  6 solistëve të Ansamblit u është bashkuar Orkestra, grupi koral dhe grupi i valleve, për të vënë në skenë këtë trashëgimi të çmuar të Çamërisë... Portretet e reja që performojnë, i japin dritë përçimit të kësaj kulture

“Dua ta theksoj që çdo i ri, brez i artistëve, këngëtarë e valltarë që vjen, duhet ta provojë të jetë pjesë e Ansamblit Popullor, ta prek e përjetojë nga afër, që ti kuptojë vlerat që ka. Dhe atëherë do të dashurohet me këtë trup!” tregon Kllogjeri.

Vetë këngëtari ka listë të gjatë me emra artistësh që i dhanë dorë, e rrënjosën tek ai dashurinë për këngët e traditës.

"Siç është Gramoz Burba, që për mua ka qenë profesori në Ansambël, më ka ndihmuar dhe më ka mbështetur. Apo si Bardhyl Xhafa me zërin e tij brilant, siç kanë qenë dhe shumë të tjerë të cilëve u jam shumë mirënjohës”, shton më tej ai.

Muzika i rrjedh në vena, njësoj si vëllait të tij tenor Armaldos, me të cilin  punuan në të njëjtin Teatër, njëri si pjesë e Operas e tjetri këngëtar i Ansamblit. 

“Kjo është e vërtetë, edhe vëllain tim Armaldon, ose ‘maestro’ siç po e quajnë, e kam pasur një krah shumë të fortë për kurajën që më jepte, sepse ai dihet që ka qenë pjesë më herët se unë në Opera me punën e tij që ka bërë”, thotë këngëtari.

Rrëfen se e ndjen mungesën e tij, prej shkëputjes prej pak muajsh...

“Unë atë e shikoja si pjesë të ansamblit, sepse ai bashkohej gjithmonë dhe me ne”, thotë më tej artisti.

Të kënduarit në një skenë me të, i fal emocione të veçanta.

“Kujtoj shfaqjen ‘Sokaku i të marrëve’ me Gerti Drugën, ku unë performova me vëllain tim Armaldon. Thuajse bëmë një dasmë me Ansamblin”, shton ai.

Së shpejti kanë menduar të bashkohen në projekte, ndërsa Teatri i Operas mbetet familja e tyre e artit, ku dhe Armaldo pret të rikthehet...

“Ai ka dhënë gjithçka për këtë skenë, ka punuar me shpirt, ndaj s’mund të shkëputet prej saj”, thotë artisti.

/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XHA JAHO: 18/09/2023 08:49

    Te fala zysh Vezires dhe Shabonit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja