Spanja është shumë e lumtur për jo-në e Skocisë ndaj pavarësisë, deklaroi sot kreu i qeverisë Mariano Rajoy, që i kundërvihet fuqishëm referendumit që dëshirojnë të organizojnë nacionalistët në Katalonjë më 9 nëntor.

"Ne jemi shumë të lumtur që Skocia mbetet me ne", theksoi Mariano Rajoy në një mesazh video, duke përshëndetur votuesit se kanë bërë zgjedhjen e duhur mes segregacionit dhe integrimit, mes izolimit dhe hapjes, mes sigurisë dhe një rreziku të sigurt.

"Me vendimin e tyre, skocezët evituan pasojat e rënda ekonomike, sociale, institucionale dhe politike që do të kishin ardhur nga një ndarje me Britaninë e Madhe dhe Evropën", deklaroi ai.
Referendumi mbi pavarësinë e Skocisë u ndoq nga shumë pranë nga Spanja, ku paralamenti katalanas përgatitet të votojë, sot, një ligj që autorizon rajonin të organizojë një referendum mbi pavarësinë e Katalonjës./ATSH/