Rakacolli: Në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID! Deri tani nuk kanë pasur efekte anësore

Kryetarja e Komitetit teknik për COVID-19, Mira Rakacolli tha në "Repolitix" se në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 infermierë dhe mjekë që janë në spitale COVID. Rakacolli tha se është krijuar edhe një komitet që do të vlerësojë efektet anësore që jep vaksina që deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të tillë.

"Mjekët që janë në vijën e parë janë prioritet për vaksinën. Në dy ditë janë vaksinuar 130 mjekë dhe infermierë që punojnë në spitalet COVID-19. Të gjithë janë mirë , ku është krijuar edhe një Komitet për të vlerësuar efektet anësore të vaksinë, deri tani nuk ka ndodhur. Ky komitet do të vlerësojë nëse efektet anësore do të jenë të lidhura me vaksinë apo jo. Për reaksionet në momentin e parë që bëhet vaksina është një vend post vaksinim janë edhe mjekët e urgjencës kombëtare për të parë këto raste, por që nuk ka ndodhur në dy ditët e para të vaksinimit. Sot janë vaksinuar 78 persona", tha  Rakacolli.


Lajmi kryesor:

'Repolitix'/ Rakacolli: Në 2 ditë u vaksinuan 130 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID, s'kanë shfaqur efekte anësore! Ulqinaku: Mjekët mezi presin të vaksinohen


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI