TIRANË- “E kam pasojë nga COVID-i”, “Më ka lënë COVID-i me pasoja”...kjo është frazë shumë e dëgjuar tashmë nga të afërmit tanë që kanë fituar betejën më këtë virus. Kjo nuk është një teori e thënë pa asnjë bazë, por qëndron dhe këtë e kanë konfirmuar edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. E ftuar në “Studio Live”, Rakacolli tha se një person që ka kaluar COVID-in nuk është më i njëjti. Pasojat më të shumta janë në mushkri dhe në shëndetin mendor.
“Bota është akoma përpara të panjohurës, që COVID ndikon në shumë sisteme ndikon, dhe që lë pasoja po shihet gjithnjë e më tepër, ato që kanë kaluar nuk janë si më parë, përjetojnë simptoma që duken që janë lidhur me COVID, ka lënë shumë pasojë në shëndetin mendor dhe të frymëmarrjes. Flitet shumë, për pasoja që lë në sistemin nervor, që kalojnë si hije, si mjegull, apo kujtesë të shkurtër, por shëndetin mendor mund të jetë edhe një reaksion nga sëmundja e shekullit apo të përballjes me humbje apo vuajtje të njerëzve të dashur”, tha Rakacoli.
E njëjta vlen edhe me mjekët, tha Rakacolli, të cilët pavarësisht se shifrat janë të ulëta dhe spitalet po boshatisen, nuk po i gëzohen ende kësaj situate.
“Përballja me vuajtjet të lë pasoja dhe mjekët nuk janë më njësoj, janë përballur me njerëz që shohin shpresën vetëm të ti. Të fiken njerëz në duar nuk është e vogël dhe nuk kalon prap pasoja në shpirtin tënd, akoma nuk mund t’i gëzohen kësaj situatë”, tha zv.ministrja.
Lajmi i mirë është se sistemi shëndetësor po i kthehet pak nga pak normalitetit dhe se në vendin tonë nuk ka shenja të virusit indian.
“Sistemi shëndetësor po i kthehet normalitet, janë mbyllur pavijonet në spitalet e tjera, po trajtohen vetëm në Infektiv, po pandemia nuk ka mbaruar, virusi vijon të jetë. Nuk ka dyshime klinike për variantin indian të COVID”,përfundoi Rakacolli në Report Tv.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
'Do më vrasin' Misteret e telefonatës së vajzës që alarmoi policinë në 'Astir'- I dashuri armë e kokainë! RENEA si në filma, nga tarraca në ballkon (PAMJET)
9 Janar, 17:14
-
Transferta në Shkodër, Gugash Magani: Tirana s'ka rrugë tjetër veç fitores, 2025 do jetë ndryshe
9 Janar, 15:55
-
Grabitën një pikë karburanti, dhunuan një person dhe qëlluan me armë, arrestohen 2 vëllezërit nga Kruja! Ishin në kërkim, njëri i dënuar (EMRAT)
9 Janar, 15:50
-
Egnatia superkampione pret Laçin, Tetova: Të mbrojmë titullin, kemi dy mungesa kyçe
9 Janar, 15:06
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Tiranë, vajza mbyllet në apartamentin e katit të 8-të në Astir, telefonon policinë se u dhunua! RENEA hyn me litar nga dritarja! Në banesën ngjitur gjejnë armë e kokainë (VIDEO)
9 Janar, 13:35
-
Hapet gara për stadiumin ‘Selman Stërmasi’, investitorët duhet të paraqesin projektet deri në 24 janar, kriteret
9 Janar, 13:26
-
Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim
9 Janar, 12:54
-
Tiranë/ Lëvizte me armë me vete, arrestohet 24-vjeçari në rrugën 'Xhanfize Keko'
9 Janar, 12:45
-
Vrasja e Klaudio Prendit/ U ekzekutua nga vrasës me pagesë, policia në gjurmët e autorit e porositësit! Djali i ish-gjyqtarit me borxhe nga lotot
9 Janar, 11:41