Raketa ruse shkaktoi tragjedinë
e MH17, vdiqën 298 pasagjerë
Fluturimi i Malaysia Airlines u rrëzua më 17 korrik, 2014, duke lënë të vdekur 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit. Hetimi i përbashkët ndërkombëtar për rrëzimin e avionit të pasagjerëve në lindje të Ukrainës, ka zbuluar se raketa që ka goditur avionin, ishte e tipit 'Buka'
Avioni 'Malaysia Airlines' u rrëzua më 17 korrik, 2014, duke lënë të vdekur 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit. Pas kaq kohësh, hetimi i përbashkët ndërkombëtar për rrëzimin e avionit të pasagjerëve në lindje të Ukrainës, ka zbuluar se raketa që ka goditur avionin, ishte e tipit 'Buka' dhe ishte lëshuar nga territori i kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Duke folur në qytetin Nieuweeigh, Fred Westerbeke, shef i Ekipit të Përbashkët Hetues (JIT), ka thënë se hetimi eleminon të gjitha shpjegimet e tjera lidhur me shkatërrimin e fluturimit MH17.
Ai ka shtuar se nuk do të publikohen të gjitha të gjeturat e hetimit duke thënë se kjo gjë mund të ndikojë në hetimet kriminale.
Hetimi ka përfunduar se sistemi raketor 'Buka' ishte sjell në Ukrainë nga Rusia, vetëm pak kohë para tragjedisë dhe ishte dërguar në Rusi, pas incidentit.
Në konferencën për media, u shfaq një animacion 10 minutësh, ku përfshiheshin fotografitë dhe videot e marra nga korriku i vitit 2014, që tregonin se sistemi raketor Buk është sjellë në Ukrainë pranë qytetit Snizhne. Prezentimi tregonte fakte të tjera prej ku është lëshuar raketa.
Pastaj, e njëjta njësi e sistemit Buk, me vetëm tre raketa, tregohet se si gjatë natës ishte dërguar nga rajoni i Luhanskut në Rusi.
Më herët Bordi për Siguri i Holandës kishte ardhur në përfundim se MH17 ishte rrëzuar nga një raketë e lëshuar nga territori i kontrolluar nga separatistët pro-rusë. Por Moska kishte hedhur poshtë këto pretendime.
(d.b/REL/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
43.4%
-
Opozitës
9%
-
Qytetarëve
47.6%
Vota total: 9592
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KFOR-i pas inspektimeve te ura e Ibrit: Nuk do të hezitojmë të merremi me çdo zhvillim që mund të prekë stabilitetin
6 Gusht, 17:51
-
Operacion izraelit në Bregun Perëndimor, vriten 11 palestinezë
6 Gusht, 17:36
-
Këshilli i BE-së miraton këstin prej 4.2 miliardë eurosh për Ukrainën
6 Gusht, 17:33
-
Gjirokastër/ Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
6 Gusht, 17:24
-
Jo vetëm Himara! Përsëritja e zgjedhjeve ‘tersi’ i opozitës! Thelloi humbjen edhe në Rrogozhinë e Kukës, s’mundi të mbante votat e 14 majit! PS rriti mbështetjen
6 Gusht, 17:11
-
BE kërkon shpjegime nga Hungaria për masat e Budapestit që lejojnë hyrjen e rusëve në Europë
6 Gusht, 16:59
-
Beteja e banorëve të Mirditës kundër HEC-it e fabrikës: Po na marrin ujin e burimeve, 'Lajthiza' nuk zbaton vendimin e gjykatës për pezullimin e punimeve
6 Gusht, 16:56
-
BE: Veprimet e fundit në veri mund të ndikojnë negativisht në heqjen e masave ndaj Kosovës
6 Gusht, 16:54
-
Rritet fluksi i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë-Thanës në Pogradec! Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe turistët e huaj drejt plazheve të Jugut
6 Gusht, 16:52
-
Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Tërnovës! 100 forca të ushtrisë në ndihmë për shuarjen e flakëve (VIDEO)
6 Gusht, 16:42
-
Robert Berisha uron publikisht vajzën e tij 16-vjeçare për ditëlindje! Ndan foton e dy motrave së bashku
6 Gusht, 16:25
-
Virusi i Nilit/ Silva Bino: Nuk paraqet shenja tek personat e shëndetshëm! Bizneset të kenë kujdes mbeturinat, janë përthithës të mushkonjave
6 Gusht, 16:20