SEUL- Koreja e Veriut deklaron se ka raketa me të cilat mund ta qëllojë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo deklaratë vjen dy ditë pasi Koreja e Jugut firmosi një marrëveshje me qeverinë e SHBA-ve për të zgjeruar rrezen e raketave.
Burime nga Komiteti kombëtar koreanoverior për mbrojtje theksojnë se këto raketa mund t’i shkaktojnë goditje jo vetëm forcave amerikane në gadishullin Korean, por edhe në Japoni, Guam dhe SHBA. Agjencia shtetërore koreane e lajmeve tha se targeti i ndërhyrjes me raketa nuk janë vetëm bazat ushtarake të imperialistëve, por dhe kontinenti amerikan.
Marrëveshja e firmosur nga SHBA dhe Koreja e jugut përfshin në rrezen e raketave edhe gadishullin e Koresë së veriut.
Sipas saj, Seuli zyrtar kërkon që rrezja e goditjes zgjerohet nga 300 në 800 kilometra.
(sf/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com