Të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur në një fshat të Turqisë në kufi me Sirinë, pas shpërthimit të shkaktuar nga një raketë e rënë mbi shtëpinë e tyre. Luftimet në Siri janë përqëndruar në qytetin e Kobanit të njohur si Ayn al’Arab, aty ku forcat kurde Siriane po luftojnë kundër avancimit të militantëve të Shtetit Islamik. Turqia nuk ka ndërhyrë në këto luftime ndonëse është shumë afër kufirit Mursitpinar. Pesë njërëzit e plagosur janë pjestarë të së njëjtës familje, raportohet se nuk janë në gjendje kritike. 

Luftimet e ashpra të zhvilluara në Kobani, mes rebelëve Kurdë dhe militantëve Islamikë, vazhdojnë të jenë intensive çka vihet re dhe nga retë e tymit dhe ngritura në qiell. 
Grupi i armatosur Kurd në Siri po bashkëpunon për parandalimin e një masakre në Siri nga militantët ekstremistë të ISIS, me armatosje dhe artileri të rëndë. Forcat ajrore Amerikane po bombardojnë prej javësh zonat e targetuara të ISIS në Siri dhe Irak por këto aksione luftarake nuk kanë patur shumë rezultat në ndalimin e këtij grupi për të avancuar në pjesën veriore të Sirisë, drejt kufirit të Turqisë, çka po shkakton dhe presion mbi Ankaranë për të ndërhyrë. 

Observatori Britanik për të Drejtat Njerëzore i vendosur në Siri raporton për më shumë se 80 raketa kanë goditur qytetin gjatë ëksaj jave dhe ka patur shpërthime të mëdha në lindje dhe juglinje të Kobanit. Këto luftime kanë bërë që më shumë se 180,000 Kurdë të shpërngulen nga shtëpitë e tyre drejt kufinjve të Turqisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)