Rakip Shabani ekspozon 40 vepra
arti në Muzeun Historik Kombëta

Rakip Shabani ekspozon 40 vepra<br />arti në Muzeun Historik Kombëta
Rreth 40 vite të karrierës në botën e artit, piktori i njohur Rakip Shabani i kurorëzon me ekspozitën e tij të 40-të, që është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Pasi mori mësimet e para në akuarel nga mjeshtri i pikturës shqiptare Abdurrahim Buza, Rakip Shabani spikati për origjinalitetin dhe një stilistikë që vjen e pasurohet nga ngjyrat e dritës.

Në ekspozitën e çelur në muzeun Historik Kombëtar, piktori Shabani ka prezantuar 40 vepra. 

Ekspozita e 40 e piktorit të njohur ndryshon nga ekspozita e tij e parë, të cilën kur nuk ishte më shumë se 20 vjeç e çeli në një stallë lopësh në Novoselë. 

Vepra të tilla si Kruja, Demokraci, Leke Dukagjini, Haremi i Aliut, Dhermi, Deti apo Rozafati sjellin në telajo ndjenja dhe emocione nga shpirti i gjithë popullit shqiptar veri-jug. Piktori rrëfen lidhjet e tij emocionale me pikturën

Rreth 45 veprat të Rakip Shabanit gjenden ne fondin kombëtar të artit. Nga këto; 23 vepra janë në fondin e Galerisë Kombëtare të arteve dhe 22 vepra në fondin e Galerisë së Vlorës

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola