Rakip Suli sfidon Berishën: Hajde kandido përballë meje ta shikosh çfarë rezultati poshtërues do marrësh

Rakip Suli sfidon Berishën: Hajde kandido përballë meje ta shikosh çfarë rezultati poshtërues do marrësh

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli

TIRANË- Pas akuzave të ngritura të premten nga ish Kryeministri Sali Berisha në adresë të Rakip Sulit, duke thënë se ka dorë, ka ardhur dhe përgjigja e qytetarit të parë të Kamzës.

Sipas tij, Berisha në Kamëz shkon vetëm për mitingje, teksa kryeministri Edi Rama në tre vite ka inauguruar 28 kanitere ndërtimi. Suli, sfidon Berishën, duke e ftuar të kandidojë në Kamëz, për të parë si është situate sot.

“Dua të të ftoj të kandidosh vetë në Kamëz e ta shikoni se çfare rezultati poshtërues do marrësh. Do të të krijoja kushte që me karrocë për të moshuarit të vije dhe të vizitoje objektet arsimore që janë bërë në Kamëz, të shikoje cilësinë dhe kushtet e fëmijëve në shkolla kopshte e çerdhe dhe ta krahasoje me modelin tënd më të shëmtuar 30 vjeçar.  Ka mbi 30 vjet që vjen në Kamëz vetëm për mitingje.

Në vetëm 3 vite Kryeministri Edi Rama ka ardhur plot 28 herë për të parë kantierët e puneve publike në këtë Bashki”

Më pas duke iu përgjigjur ironisë se kur Rakipi shkon në fshatin e tij në Dibër, të nesërmen numërojnë kuajt, Suli shton:  Unë vij nga një zonë e Dibrës me shumë tradita dhe me histori të lavdishme. Jam kryelartë për zonën nga vij dhe jam i lumtur që i kam përfaqësuar denjësisht në udhëtimin tim qoftë privat qoftë publik.

Pyet mirë Sali, mos i lësho fjalët si lopa bajgën. Sa për kuajt që trazojnë mendjen tënde të sëmurë dhe gojën tënde të pistë, mund të të them se jam kalorës dinjitoz i Çidhnës e Dibrës prej nga vij dhe duelet e mia i kam fituar gjithmonë. Mbase kjo jua trazon psiqikën e sëmurë. Shihemi në 14 Maj!”, shkruan Suli.

Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ku hodhi akuza për kryebashkiakun socialist Rakip Suli teksa tha se është i papërmbajtur në vjedhjet që bën. Berisha akuzoi se Suli ka prishur shkolla edhe pse ka qenë në gjendje shumë të mirë, vetëm për të vjedhur. Berisha ironizoi duke thënë se edhe në kur shkonte në fshat, në Dibër, banëroët numëronin sa kuaj mungonin. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kamzaliu: 28/01/2023 22:34

    Booo ky qe hyni pa gate fare fillo e gerthet,,,,, shko nderro bojen e flokve o fshatar muti

    Përgjigju
  • Ndjdn: 28/01/2023 19:36

    RRK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr