Rakipi i theu 'hegjemoninë' në Kamëz, Mziu nuk e pranon: I mposhta me mosprezencën time

Rakipi i theu 'hegjemoninë' në Kamëz, Mziu nuk e pranon: I mposhta me mosprezencën time

Xhelal Mziu

Xhelal Mziu pas 12 vitesh nuk do të jetë më kryebashkiaku i Kamzës por ai nuk ka heshtur pasi ka mësuar rezultatin e zgjedhjeve. Rakip Suli do të jetë pasuesi i tij por Mziu duket se nuk e ka vetëm me të personale por dhe me 'Rilindjen'. 

Ai i cilëson zgjedhjet në Kamëz si votime moniste dhe se ka fituar edhe me mosprezencën e tij këto zgjedhje pasi pjesëmarrja në Kamëz ka qenë 10% dhe ai pretendon se 90% nuk shkuan në votime vetëm për të mos votuar Rakip Sulin dhe Rilindjen. 

Mziu gjithashtu i rikujton Rakip Sulit përballjen në 2011 për bashkinë Kamëz, ku fituese doli PD me kandidat Xhelal Mziun me 55% të votave. Po ashtu 52- vjeçari rreshton disa kontribute ku ndër të parat është shtrimi me asfalt i çdo rrugice në Kamëz si dhe vendosjen në dispozicion të 60% të buxhetit të bashkisë për investime publike.

 

Postimi i Xhelal Mziut

"Përfaqësuesit e sektit të “Rilindjes”, pasardhës të drejtpërdrejt të atyre që e lanë Shqipërinë 45 vite të izoluar nga bota dhe në varfëri ekstreme, krenohen me atë ç’ka duhet të jetë turpi i tyre. U ndjeva i keqardhur kur pashë të emëruarin e “Rilindjes” në garën moniste për Bashkinë e Kamzës, i cili i mbytur në djersë dhe me artikulimin e tij brilant (sigurisht rënia dhe shkëlqimi i shokut Zylo) foli para mediave për një “fitore plebishitare” në garën kundër vetes së tij, ndonëse mbi 90% të votuesëve të Kamzës e refuzuan me neveri këtë farsë elektorale. Banorët e kësaj zone dinjitetin e kanë të shtrenjtë, por nga ta dinë kuptimin e fjalës dinjitet sejmanët e Sulltanit të Surrelit.

Punonjës të administratës, përfaqësues te biznesit u shantazhuan me bukën e gojës për të marrë pjesë në votimet e 30 Qershorit. Por jam krenar që shumica rezistoi dhe për të plotësuar 9% e pjesëmarrjes socialistët u detyruan të sjellnin njerëz nga te katër anët e vendit. Rakip Suli në 2011 e mori përgjigjen nga Xhelal Mziu dhe qytetarët e Kamzës, por si Rakipi nuk e mori mesazhin në 2011 dhe u rikthye sërish për një humbje akoma më të thellë.

E mposhta “mavinë” edhe me mospjesëmarrje sepse në Kamëz nuk kam bërë vetëm fasada, por kam çuar asfaltin në çdo rrugë e rrugicë të kësaj bashkie, ndër 5 më të mëdhatë në vend. Une nuk kam harxhuar miliona euro për konferenca me shoqata fantazmë, por paratë i kam vënë në dispozicion të mijërave familjeve me shërbime e investime pafundësisht dhe rekord në Shqipëri me mbi 60% të buxhetit për investime publike.

Nuk kam blerë media për të kuruar imazhin siç bën Lali Fiku dhe kurrë nuk e kam përdorur policinë bashkiake për tu marrë me bukën e gojës së shitësve ambulantë. Nuk dal në rrjete sociale duke shtruar dreka e darka për njerëzit në nevojë, pasi ne malsorët jemi rritur me mësimin se kur e jep njëra dorë nuk duhet ta dijë as tjetra. Por nuk i jam bërë as peng i oligarkëve. Nuk paguaj miliona euro lobime apo diploma false por nuk i kam kursyer paratë e bashkisë për investime në infrastrukturë, për shkolla dhe kopshte. Dera e kryetarit të Bashkisë së Kamzës prej 12 vitesh ka qëndruar hapur për këdo.

Drejtimi i Kamzës është përgjegjësi e madhe pasi në këtë zonë jetojnë banorë nga mbarë Shqipëria. Nga veriu, jugu e juglindja së bashku kemi krijuar një njësi vendore model të bashkëjetesës ndërngjashëm me bashkëjetesën fetare.

Në zgjedhjet që do jenë zgjedhje reale i bëj thirrje Ramës të mos sjellë kandidatë që nuk fitojnë dot as përballë vetes. Sepse në Kamëz nuk të hyjnë në punë as portalet,as brekushet as filxhani as i preferuari jot Lali Fiku dhe as barsaletat e gaztorit. Ja pse e mposhtëm “ Rilindjen” në Kamëz."

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente