Pas komandimit provizor në krye të magjistraturës për të zëvendësuar Sokol Sadushin i cili u emërua gjyqtar i lartë e më pas zv.kryetar i Gjykatës së Lartë, Arben Rakipi ish-kryeprokurori  i vendit fiton një mandat katër vjeçar në krye të magjistraturës.

Rakipi është emëruar në këtë detyrë deri në vitin 2024 me votat e këshillit të shkollës së magjistraturës për një mandate të plotë.

Pjesë e Këshillit Drejtues të shkollës të cilët kanë votuar pro Rakipit për një mandat katër vjeçar janë Ministria të Drejtësisë, kreu i KLP-së, kreu i KLGJ-së, kreu i dhomës kombëtare të avokatisë, avokatura shtetërore.