Rakipi: Provat për Skënderbeun
janë të pakundërshtueshme

Rakipi: Provat për Skënderbeun<br />janë të pakundërshtueshme<br>
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Arben Rakipi deklaroi në emisionin “Proçesi Sportiv” se dosja e përgatitur nga Inspektoret e UEFA-s është e pakundërshtueshme. “Hetimi ishte i plote, i shtrirë në kohë, i pasur me prova, fakte, me një analizë të thellë për mënyrën se si provat lidheshin me njëra-tjetrën, mbështesnin njëra-tjetrën dhe konkluzione të bazuara mbi provat që kishin shqyrtuar.

Me aq sa pashë materialin, mbrojtja e Skënderbeut më tepër do të konsistojë te elementet lehtësues sesa faktet. Nga mënyra se si ishin paraqitur, për mendimin tim, ishin të pakundërshtueshme”, tha Rakipi. Ai ka qene dhe Kryetar i Komisionit të Apelit në FSHF. Ndërkohë që inspektorët e UEFA-s kanë kërkuar 10 vite përjashtim për Skënderbeun për fiksim ndeshjesh.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron