Ralf Gjoni në '45 Minuta': Duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor, ja pse kërkuam interpelancë me Lleshaj

 

Deputeti më i ri i LSI në Tiranë, Ralf Gjoni ka folur sot në emisionin '45 Minuta' me gazetarin Denis Minga lidhur me interpelancën që deputetët e opozitës së re, kanë kërkuar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Gjoni tha se kjo gjatë interpelancës do diskutohet lidhur me planin e masave që ka marrë policia e shteti pas grabitje së 9 prillit në aeroportin e Rinasit. Mbi këtë ngjarje, deputeti Gjoni u shpreh se Presidenti ka për detyrë të mbledhë këshillin e sigurimit kombëtar. Ralf Gjoni foli për reformën e re zgjedhore teksa deklaroi se zgjedhjet e parakoshme nuk mund të bëhen pa ndryshim sistemi.

"Ne kemi kërkuar interpelancë me Lleshaj sepse ka ndodhur një grabitje spektakolare në aeroportin e vetëm të Shqipërisë. Shteti kudo ka për detyrë të mbrojë territorin. Në rastin e grabitjeve të Rinasit janë dhunuar dy shtyllat bazë të sigurisë. Është cënuar jo vetëm jeta e stafit por edhe siguria kombëtare. Kur një grupi i armatosur futet në aeroport në 4 minuta ndërkohë që disa kriminelë i drejtonin armën një avioni të mbushur me pasagjerë.

Presidenti ka detyrimin të mbledhë këshillin e sigurimit Kombëtar. Atij i takon ta mbledhë këtë këshill. Atje duhet diskutuar i gjithë plani i masave. Është normale se cdo qytetar në Shqipëri bën pyetjen më se normale se pse ky aeroport ruhet me një gardh elektrik dhe me një dry që blihet 4 mijë lekë të vjetra te tregu elektrik.

Policët janë heronj dhe anonimati i tyre duhet ruajtur. Shteti ka për detyrë të imagjinojë ccdo skenar të mundshëm. Duhen marrë parasysh të gjithë skenarët e mundshëm. Ata mund të futeshin në avion dhe të merrnin peng pasagjerët. Imagjino një konfrontim me armë brenda aeroportit.

Nëse grabitësit nuk gjenden kemi të bëjmë me një dështim total. Dhe në këtë moment unë në vendin e ministrit të Brendshëm do kisha dhënë dorëheqjen. Paratë nuk kanë rëndësi dhe unë nuk do merrem me paratë. Për mua ka rëndësi siguria e qytetarëve. Ne kemi kërkuar interpelancë sepse Kuvendi ka për detyrë t'i kërkojë llogari ekzekutivit. Parlamenti në një Republikë Parlamentare ka për detyrë të jetë institucioni më i fortë i shtetit, dhe t'i kërkojë llogari ccdo institucioni tjetër. Në këtë frymë është më se normale që Kuvendi të dëgjojë masat që po merren për të garantuar që një akt i tillë të mos ndodhë më. E kemi cilësuar si një interpelancë urgjente dhe me shumë mundësi do të mbahet këtë të enjte. Unë do të parashtroj interpelancën dhe Lleshaj do përgjigjet, Murrizi do e shtjellojë për të krijuar një gjithë-përfshirje. Interpelanca ndodh ccdo javë jashtë vendit, ku parlamenti kërkon llogari.

Ne do flasim për sigurinë kombëtare, po në protestë nuk është cënuar siguria kombëtare nga ana e policisë. Ata janë nëna dhe baballarë. Ata që janë jashtë parlamentit nuk kanë pse ta kenë problemin me policinë por me ekzekutivin.

Unë kam jetuar në disa vende të BE. Kam jetuar dhe punuar edhe në SHBA. Unë jam për një polici të fortë në shërbim të qytetarëve. Shtetet demokratike kanë monopolin e dhunës. Gazi lotsjellës përdoret kudo. Ai është prodhimi i BE. Blerja e tyre me sa di unë është bërë nga prodhues franko-gjerman. Unë nuk jam pro gazit, por nëse polica gjykon se për të ruajtur objekte të caktuara duhet bërë përdorimi i tij, atëherë kjo nuk ka pse të quhet e gabuar", tha Gjoni.

Gjoni foli për Reformën zgjedhore dhe ndryshimet që ai i shikon të nevojshme të ndodhin brenda saj, ndërsa u shpreh se pa ndryshim sistemi nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme.

"Unë personalisht si deputet i pavarur kam kushtëzuar pjesëmarrjen time me ndryshmin e objektivit. Objekti ka qenë adresimi i rekomandimeve të OSBE-ODHIR. Objekti i komisionit duhet të ndryshohet. Komisioni duhet të merret me hapjen e debatit publik. Objektivi kryesor do të jetë ndryshimi i sistemit zgjedhor sepse baza e çdo problematike sot është ndryshimet kushtetues të 2008. Është sistemi zgjedhor. Nuk kam folur asnjëherë në jetën time si deputete pa vënë paratë te goja. Në asnjë moment ne nuk do flasim me fjalë por me nisma ligjore. Deputeti i Kuvendit flet me nisma, nuk ka për detyrë të mbjellë domate. Deputeti ka për detyrë të propozojë ligje.

Ndryshimi i sistemi zgjedhor nuk mund të bëhet nëse nuk shoqërohet me amendimin e ligjit për partitë politike. Edhe po të hapen lista, nuk garantohet integritetit dhe paanshëmria e kandidatëve për deputet. Asnjë parti politike sot nuk ka një demokraci funksionale.

Nuk mund të bëhet propozimi për hapje listash me sistemin aktual. Partia politike nuk është një klub nxënësish. Është një lloj vettingu apo një KQZ e dytë për të garantuar demokracinë brenda partive. Kur bëhet fjalë për kandidat për Kuvend, kemi kandidat për Kuvendin e Shqipërisë. Kjo listë shkon në një tjetër institucion. Në kushtet aktuale ë Shqipërisë do isha për një proporcional kombëtar me lista të hapura.  Pa ndryshim sistemi nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme", u shpreh Gjoni.

Lidhur me grupi e ri parlamentar për deputetët e opozitës së re, Gjoni u shpreh se krijimi i saj është i domosdoshëm.

Kemi pasur disa diskutime por jemi ende të paqartë për sa i përket formatit që mund të marrë një grup. Është më se i nevojshëm krijimi i tij. Je i detyruar të kesh një format grupi parlamentar i cili nuk ka të bëjë me partitë politike. Unë nuk do të isha për një grup parlamentar partiak. Ne nuk kam kërkuar asgjë nga PS. Nuk është PS Santa Klaus që shpërndan karamele dhe ne kemi kërkuar karamele.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja